(Video) Kombëtarja / Hysaj: Grupi është fantastik, Andorra, duhet kujdes

Share Button

AlbanianSport.com 23/03/2021 17:55

ASNN – Mbrojtësi shkodran i Kombëtares, Elseid Hysaj, teksa iu përgjigj interesit të gazetarëve në konferencën për shtyp të martën pasdreke, u shpreh se duhet që ta nisin këtë fushatë eliminatoresh me këmbën e mbarë. Gjithashtu, ai foli edhe për lojtarin më të ri kuqezi që i është bashkuar Kombëtares, Nedim Bajrami, për ndeshjet që do të zhvillojnë në pak ditë si dhe për skemën e përdorur nga trajneri e ndeshjen ndaj ekipit të Andorrës. “Me rëndësi është që ta fillojmë me këmbën e mbarë sepse siç e dimë, ndeshjet e para janë më të rëndësishme sesa ndeshjet më vonë”, – ka thënë ai fillimisht.

“Kështu që ta nisim mbarë, ashtu siç edhe e lamë në Ligën e Kombeve, që të jemi kompakt siç e treguam edhe në ndeshjet e fundit dhe të vazhdojmë përpara, – ka vijuar futbollisti i Napolit. – Për një nisje e mbarë me Andorrën? Po besoj se po sepse kemi më shumë lojtarë që po luajnë ndeshje dhe kanë më shumë minutazh dhe janë në formë më të mirë sesa përpara. Jemi një grup fantastik, kemi edhe ardhje të reja si Bajrami, që mund të na japin një dorë më shumë për të ecur përpara dhe besoj që do fillojmë me këmbën e mbarë.” Më  pas ai ka folur për lojtarin më të ri kuqezi që i është bashkuar Kombëtares, Nedim Bajramin,

“Kam folur me të, sepse kemi luajtur edhe kundër tij dhe është një lojtar vërtetë shumë i mirë, – ka thënë 27-vjeçari, duke folur për 22-vjeçarin. – Është në një skuadër që ka shumë mundësi të ecë përpara sepse Empoli kërkon që t’i japë sa më shumë mundësi lojtarëve të rinj që të tregojnë veten dhe më pas të kenë mundësi të kalojnë në një skuadër më të fortë. Ai i ka cilësitë e duhura dhe i kam thënë që nuk do ketë presion sepse është një qytet i vogël dhe i qetë. Thjesht duhet të tregojë vlerat e veta siç po bën dhe besoj se do gjejë një skuadër të mirë.” Shqipëria luan 3 ndeshje në 6 ditë, përballë Andorrës, Anglisë dhe San Marinos, por për Hysajn, kjo nuk përbën problem.

“Jemi mësuar pak sepse po luajmë çdo 3 ditë, – ka thënë shkodrani. – Çdo 3 ditë kemi bërë ndeshje. Jemi mësuar dhe me këtë epideminë, u bëmë një vit që luajmë kështu. Por jemi mësuar të gjithë lojtarët, jemi të organizuar. Të gjithë po e mbajmë mirë veten dhe jemi gati të luajmë çdo tre ditë. Besoj që nuk do jetë problem për asnjë nga lojtarët që jemi këtu. Sa i përket grupit dhe të rinjve në Kombëtare, nuk besoj se ka ndryshime. Siç e keni parë, jemi i njëjti grup pak a shumë. Kemi veç ardhjen e disa të rinjve që mund të na duhen në grup, por jemi po i njëjti grup. Kemi biseduar me njëri-tjetrin dhe do të mundohemi të ecim përpara.”

“Dhe duhet ta kemi pak atë frymën e ndeshjeve të kaluara sepse treguam që kemi filluar të luajmë një futboll të mirë, me trajnerin që po na tregon se si të vendosemi në fushë dhe ne ecim bashkë, – ka theksuar mbrojtësi kuqezi. – Kështu që besoj se duhet të kemi pak nga fryma e kaluar dhe pak nga ndeshjet e kaluara dhe pak nga fryma e re, siç thashë Bajrami dhe të tjerët, që mund t’i japin një mundësi më shumë skuadrës për të ecur përpara.” Më tej, ai ka folur edhe për skemën e përdorur nga trajneri Reja, duke thënë: “Jemi adaptuar dhe kemi marrë vesh se si duhet të lëvizim në fushë, se si duhet të organizojmë ndeshjen, se si duhet të sulmojmë.”

“Sepse në fillim vërtetë ishte pak si rrëmujë, si fillim i ri, pasi nuk kemi as kohë, – ka pohuar futbollisti kuqezi. – Kemi ardhur dje, sot, nesër dhe pasnesër është dita e ndeshjes. Nuk është koha që të stërvitet skuadra 100%. Kështu që duhet të ketë besim te ne dhe ne besim te trajneri dhe siç thashë, është një grup i vetëm. Nuk kemi shumë ndryshime. Jemi një grup që e kemi kuptuar skemën dhe besoj që është duke ecur mirë tani. Sa i përket ndeshjes kundër Andorrës, është më mirë kur e njeh një kundërshtar si Andorra, që e dimë të gjithë që poshtë emrit mendojmë se është e lehtë, por në të vërtetë ata janë lojtarë që dinë të luajnë futboll.”

“E dimë të gjithë se futbolli mund të ketë të papritura dhe duhet të jemi ne 100% të përqëndruar që ta bëjmë ndeshjen e lehtë. Në qoftë se do jemi të përqëndruar 100%, ndeshja do jetë më e lehtë, por nëse ne mendojmë se Andorra është një ekip i lehtë, gabojmë dhe mund të kemi pasoja siç patëm në ndeshjet e kaluara ku dolëm barazim me Andorrën”, – ka përfunduar lojtari i Kombëtares kuqezi të futbollit, Elseid Hysaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh