AlbanianSport.com 22/03/2021 23:10
ASNN – Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar seancën e parë stërvitore në qendrën stërvitore të klubit të Espanjolit në Barcelonë. Një pjesë e lojtarëve kanë zhvilluar një seancë stërvitore me intensitet të plotë, ndërkohë që një grup tjetër ka bërë vetëm një seancë të pjesshme shkrythëse.
Më konkretisht, lojtarët Sokol Cikalleshi,Elseid Hysaj, Berat Gjimshiti, Armando Broja, Erion Hoxhallari, Ylber Ramadani dhe Florian Kamberi janë bashkuar të hënën me grupin për shkak të impenjimeve me klubet e tyre në fundjavë dhe kanë bërë stërvitje të ndarë nga grupi.
Ndërkaq, zyra e shtypit në Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) bën me dije se 3 lojtarët e fundit kuqezi, Etrit Berisha, Mario Mitaj dhe Federik Veseli, pritet bashkohen me grupin në orët e mbrëmjes së të hënës, pasi kanë qenë të impenjuar me klubet e tyre.
Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive dhe deri tani asnjë nga lojtarët e grumbulluar nuk ka patur probleme fizike. Përpara mbërritjes në Barcelonë, të gjithë lojtarët dhe stafi i janë nështruar testeve me tampon ku të gjithë kanë rezultuar negativë për virusin “Covid-19”.