(Video) Kombëtarja / Reja: Grupi i lojtarëve, në formë, tifozët na duhen

Share Button

AlbanianSport.com 21/03/2021 20:10

ASNN – Natyrisht puna me ekipet kombëtare ndryshon nga ajo me klubet për një trajner, por kjo nuk do të thotë se ajo ndalet për një moment, pasi vazhdon në largësi dhe nëpërmjet mjeteve të komunikimit kibernetik. Kjo ndodh edhe me Edoardo Rejën, trajneri i Kombëtares kuqezi të futbollit. Në fakt, kanë kaluar katër muaj nga ndeshja e fundit e Kombëtares dhe trajneri veteran ka folur të dielën se në çfarë gjendje shpreson ta gjejë skuadrën në këtë moment, pra, si e pret ai gjendjen e grupit.

“Unë lojtarët i ndjek vazhdimisht, i shikoj kur luajnë dhe shikoj që janë në gjendje të mirë. Isha më i shqetësuar para një muaji e gjysmë, kur disa prej tyre ishin të dëmtuar, disa nuk aktivizoheshin me klubet, më pas në janar pati transferime dhe nuk ishin akoma të gjithë të sistemuar, – ka sqaruar 75-vjeçari. – Por, “asi mbaroi cikli i janarit, ata kanë nisur të luajnë dhe tanimë kam përshtypjen se janë në gjendje të mirë në aspektin fizik.”

Siç është bërë e ditur, Federata Shqiptare e Futbollit i ka bërë kërkesë qeverisë për të pasur 30% të tifozëve në stadium në ndeshjen me Anglinë, një kërkesë që, për momentin, është hedhur poshtë. Mbi këtë çështje është pyetur edhe trajneri kuqezi, pra, a mendon ai se duhet të lejohet një pjesëmarrje e pjesshme në stadium? “Jam pro kësaj kërkese, – ka deklaruar Reja. – Për më tepër, me 30% të kapacitetit tp stadiumit është e mundur të ruhet dhe distanca fizike e nevojshme dhe nuk do të kishte rreziqe.”

“E imagjinoni nëse do të kishte disa tifozë në një ndeshje me Anglinë dhe kënaqësinë e madhe që do të kishin futbollistët, që më fund do të shohin pak spektatorë në tribuna, të cilët do të kritikonin, do t’i motivonin, për të marrë pjesë në ndeshje, sepse futbolli pa publik nuk mund të ekzistojë, – ka vijuar ai. – E kemi parë që djemtë janë mësuar tashmë të luajnë pa tifozë, por ndeshja me spektatorë ka një shije tjetër. Shpresoj të bëhet i mundur ky lëshim, pasi do të ishte një rezultat i shkëlqyer.”

“Por kam parë edhe vende të tjera që kanë bërë të njëjtën kërkesë, madje edhe në Itali kanë kërkuar që te këtë tifozë në stadiume. Nëse ka vende të tjera që e pranojnë këtë gjë do të ishte mirë që edhe Shqipëria ta pranonte një kërkesë të tillë”, – ka përfunduar trajneri i Kombëtares kuqezi të futbollit, Edoardo Reja.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh