Vllaznia / “Ish”-i, Shehi: Do të jetë ndeshje e luftuar, por në fund fitojmë ne

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2021 20:55

ASNN – Pas aktivizimit në mesjavë në takimin e fituar minimalisht në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë ndaj Korabit, mbrojtësi Dajan Shehi mund të jetë në fushë edhe të dielën si titullar ndaj Kastriotit, në takimin e vlefshëm për javën e 25-të të Kategorisë Superiore të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Një skuadër të cilën ai e njeh mirë, teksa ka luajtur më parë për Kastriotin, por, megjithatë, Shehi ka besim se Vllaznia do ia dalë të tregojë vlerat e saj dhe ta fitojë këtë përballje.

“Jam i kënaqur sepse trajneri po më mbështet, – ka thënë ai gjatë konferencës për shtyp të mbajtur të shtunën, ku ai ka qenë në krah të trajner Brdariç. – Besoj se edhe unë i kam treguar trajnerit se kam shumë cilësi dhe gjithmonë kam pritur mundësinë time. E falenderoj trajnerin që po ma jep atë dhe shpresoj që t’ia shpërblej sa më mirë. Trajneri e vendos se kush luan, besoj se edhe nesër do të jem në fushë dhe do të jap më të mirën për ekipin.”

“Kam luajtur më përpara me Kastriotin, është një kundërshtar shumë i fortë, – ka vijuar 24-vjeçari. – Dihet se ka bërë mirë në këtë kampionat dhe besoj se të dielën do të jetë një ndeshje shumë e luftuar dhe jam shumë i bindur se nesër do të dalim me tre pikë nga fusha e lojës. Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe në secilën duhet të luftojmë të marrim një rezultat pozitiv dhe këtë gjë do të tentojmë që nesër ndaj Kastriotit ku do të synojmë fitoren.”

“Nuk ka ndeshje të lehta, por jam i sigurtë se në këtë sfidë, skuadra do të japë më të mirën në fushë dhe do të marrë rezultatin e duhur, – ka theksuar shtatlarti. – Vllaznia ka një skuadër shumë të mirë, të kompletuar dhe ka një stol shumë të mirë dhe gjithmonë lojtarët që janë futur nga stoli në fushë kur ka patur mungesa, kanë dhënë më të mirën e tyre për ekipin dhe kështu besoj se do të ndodhë edhe nesër”, – ka përfunduar futbollisti i kuqebluve, Dejan Shehi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh