Formula 1 / “Mercedes”-i e pohon: Makina e “Red Bull”-it, e përsosur

Share Button

AlbanianSport.com 20/03/2021 20:10

ASNN – Skuadra gjermane pranon të metat pas testeve parasezonale në Bahrein. “Mercedes”-i e ka pranuar se rivalja e saj kryesore, “Red Bull”-i, ka një makinë më të mirë teksa pak ditë na ndajnë nga nisja e sezonit të ri të Formulës 1. Gara e parë e sezonit të ri, që do të zhvillohet në Bahrein në fundjavën e 26-28 marsit, do të sillet për sportdashësit, sikundër edhe për 3 sezonet e ardhshme,  drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Tashmë jemi mësuar ta shohim “Mercedes”-in të pranojë inferioritetin kundrejt një rivali në testet parasezonale, por duke vijuar të kthehet fuqishëm që në garën e parë dhe dëshmi për këtë janë 7 titujt “kampion” i botës për konstruktorënë 7 sezonet e fundit. Por, pasi “Red Bull”-i mbizotëroi në testet parasezonale të  2021-shit në Bahrein, ndërsa “Mercedes”-i vuajti dukshëm, “Shigjetat e argjendta” duken seriozisht të shqetësuara që rivalët e tyre janë me të vërtetë më përpara në prag të këtij sezoni.

Makinat e “Red Bull”-it, të mbiquajtura “RB16B” ishin thuajse të përsosura dhe pa defekte në Bahrein, ndërsa “Mercedes”-i jo vetëm vuajti defekte teknike dhe vonesa, teksa Valteri Botas bëri vetëm 6 xhiro në seancën e mëngjesit, për shkak të një problemi me kutinë e marsheve, por makina e saj “W12” dukej e vështirë për t’u pilotuar, me Ljuis Hemiltonin të cilit iu rrotullua disa herë makina në pistë dhe pilotin finlandez që gjithashtu vuajti.

Dhe duke folur pas testeve, si Drejtori Inxhinierik i Pistës, Endrju Shovlin, ashtu edhe Drejtori i Strategjisë së Motorsporteve, Xhejms Vaules, pohuan mangësitë që ka makina. “Ishte e dukshme që makina jonë vuante sa i përket kontrollit, ndërsa përkundër kësaj, makina e “Red Bull”-it, ishte thuajse e përsosur, – tha Vaulesi. – Ishte shumë e qëndrueshme, veçanërisht në sektorin e fundit të pistës. Kjo vërehej lehtë nga jashtë dhe kohët e regjistruara e vërtetuan një gjë të tillë.”

“Po kështu, nuk mund ta fshehim se nuk kemi një përgjigje të qartë për këtë gjendje, por do të reagojmë, edhe pse koha nuk na premton”, – shtoi inxhinjeri i skuadrës gjermane të Formulës 1. Tanimë, fjalën e ka gara e parë e sezonit të ri, që do të zhvillohet në Bahrein në fundjavën e 26-28 marsit dhe që, sikundër për 3 sezonet e ardhshme, do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh