FSHF / Ministria e Shëndetësisë, përgjigje negative: Shqipëri-Angli, pa tifozë

Share Button

AlbanianSport.com 19/03/2021 21:55

ASNN – Shqipëria ndeshet me Anglinë më 28 mars 2021 në Tiranë, në ndeshjen e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit 2022 në Katar. Dhe Federata Shqiptare e Futbollit synon që, në këtë ndeshje të ketë të paktën 30% të tifozëve në Stadiumin “Arena Kombëtare”. Një ide që kishte qarkulluar në mjedisin sportiv në formën e një hamendësimi, ka marrë trajtë të mërkurën e 10 marsit 2021, nëpërmjet një letre të nënshkruar nga nr. 2 i organizmit që qeveris futbollin në vend, Ilir Shulku, drejtuar autoriteteve më të larta në vend.

Shkresa, që i drejtohej Ministres së Shëndetsisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, për dijeni edhe Kryeministrit Edi Rama dhe Komitetit Teknik të Ekspertëve, përmendte rikthimin e futbollit përmes epidemisë së “Covid-19”, anembanë Evropës, natyrisht duke iu përmbajtur protokolleve të përpiluara nga UEFA dhe organizmat shëndetësorë kontinentalë, çka ka çuar në hapjen, fillimisht në masën 30 % të stadiumeve.

“Në këtë kuadër dhe duke synuar që jo vetëm futbolli, por në përgjithësi, jeta sociale të marrë gradualisht kuptimin e harruar, duke shfrytëzuar edhe ndeshjen kundër Anglisë, si një premisë historike, kërkojmë shqyrtimin dhe miratimin e kërkesës sonë për lejimin e kufizuar të spektatorëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit, praktikisht 6,500 spektatorë”, – thuhej ndër të tjera në letrën e Shulkut, e cila garanton zbatimin e rreptë të protokolleve përkatëse, me synim mbrojtjen e shëndetit.

Por Ministria e Shëndetësisë i ka kthyer të premten përgjigje Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) pas kërkesës që kjo e fundit kishte bërë për lejimin e tifozëve në ndeshjen Shqipëri Angli. Institucioni në fjalë nuk e ka pranuar kërkesën, duke zyrtarizuar sfidën e 28 marsit me dyer të mbyllura. Ishte kërkuar një hapje e stadiumit në masën 30%, që do të bënte të mundur uljen e 6.500 spektatorëve në stolat e stadiumit “Arena Kombetare”.

Por Ministria e Shëndetësisë  është shprehur në mënyrë kategorike kundër. ku ndër të tjera ka theksuar: “Zhvillimi i këtij aktiviteti sportiv me pjesëmarrje të spektatorëve konsiderohet me rrezikshmëri të lartë për përhapjen e infeksionit Covid-19, kjo për shkak se shoqërohet me grumbullime njerëzish. Duke parë situatën epidemiologjike, në kushtet e numrit të lartë të rasteve të reja të infektimeve me Covid-19, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nuk e miraton kërkesën tuaj.”

Në fakt, ky refuzim vjen edhe pas garancive që Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, pati dhënë gjatë vizitës mesjavën e shkuar, të homologëve të tij nga Italia, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. I pyetur nga gazetarët në lidhje me kërkesën që FSHF i pati drejtuar Ministrisë së Shëndetësisë për të pasur tifozëve në stadium ndaj anglezëve, presidenti Duka u shpreh i bindur se stadiumi i plotëson kushtet.

Ai theksoi se shpreson që të miratohet si kërkesë, pasi është e nevojshme për t’iu rikthyer jetës normale. “Ne kemi bërë kërkesë që ndeshja me Anglinë të luhet me 30% tifozë”, – ka thënë ai fillimisht. – “Këtë e kemi bërë edhe publike, nuk e kemi bërë vetëm ne si Federatë, pa dyshim që e kanë bërë edhe tifozët, grupimi i “Tifozave Kuq e Zi” dhe grupime të tjera. Vërtet shëndeti është i pari, por ne kemi bindjen dhe mbi këtë bazë e kemi bërë edhe kërkesën tonë, që stadiumi “Arena Kombëtare” i plotëson të gjitha kushtet për të respektuar protokollin dhe për të mos pasur rrezik apo ekspozim ndaj pandemisë.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh