AlbanianSport.com 18/03/2021 23:25
ASNN – Trajneri Sauthgejt zbulon 26 emrat që ka thirrur për 3 sfidat e para të Eliminatoreve. Më 28 mars, Shqipëria ka një ndeshje shumë të rëndësishme dhe të vështirë, pasi sfidon Anglisë në përballjen që do të luhet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Trajneri i përfaqësueses angleze, Gareth Sauthgejt, ka zbuluar të enjten pasdite edhe listën e ftuarve për tre ndeshjet e marsit me Shqipërinë, San Marinon dhe Poloninë.
Anglia është padyshim skuadra më e kuotuar e grupit të Shqipërisë në Eliminatoret e Botërorit të ardhshëm, “Katar 2022” dhe është pritur me shumë interes shpallja e listës nga ana e trajnerit Gareth Sauthgejt. Dhe ky i fundit ka zbuluar të enjten listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e fundit të këtij muaji, ku anglezët do të përballen me San Marinon më 25 mars, me Shqipërinë më 28 mars dhe më Poloninë më 31 mars 2021.
Trajneri i përfaqësueses së “Tre Luanëve”, i ka befasuar të gjithë, teksa ka lënë jashtë listës për këto 3 ndeshje, yllin e Liverpulit, Trent Aleksandër-Arnold. Trajneri ka shpjeguar se mbrojtësi i djathtë nuk është në formë të njëjtë si në të kaluarën dhe për këtë arsye në vendin e tij ka marrë Kajli Uokerun dhe Kirian Tripierin. Nuk kanë munguar në Gjithashtu në listë ka edhe fytyra të reja siç është portieri i Uest Bromuiçit, Sem Xhohnston dhe sulmuesi i Aston Vilës, Olli Uotkins.
Mbrojtësi i Liverpulit u tërhoq nga grumbullimi i fundit me Anglinë dhe trajneri i Anglisë theksoi se krahu i djathtë i mbrojtjes karakterizohej nga një konkurrencë e madhe. “Jano disa sektorë të lojës ku kemi një konkurrencë të jashtëzakonshme për një ved dhe për këtë arsye Trenti është i pafat, – deklaroi Sauthgejti, duke folur pas shpalljes së listës për ndeshjet kundër San Marinos, Shqipërisë dhe Polonisë. “Nuk mendoj se ai po luan në nivelin në të cilin ka qenë në këto dy vitet e fundit, por mendoj se është në rrugën e duhur për ta rifituar formën e tij”, – shtoi trajneri.
Një dilemë e trajnerit anglez është 17-vjeçari i Borusias së Dortmundit, Bellingem, i cili është i detyruar nga rregullat e rrepta të udhëtimit nga dhe drejt Gjermanisë dhe, për këtë arsye, Sauthgejti mund ta ketë atë vetëm për ndeshjen në Tiranë me Shqipërinë dhe jo për ndeshjet në shtëpi. Mediat angleze kanë theksuar se këto 3 ndeshje eliminatore mund të krijojnë një ide të përgjithshme të skuadrës që trajneri i Anglisë do të marrë me vete në Evropianin e verës.