Kukësi / Josa: Eliminimi nga Kupa, një goditje, dolëm nga objektivat

Share Button

AlbanianSport.com 17/03/2021 20:35

ASNN – Kukësi ka humbur edhe “trenin e fundit” për të shkuar në Evropë, teksa është eliminuar nga Teuta, në çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë. Verilindorët e Mirel Josës, u mposhtën me rezultatin 1-0 në “Niko Dovana”, falë golit të realizuar nga Emiljano Vila në minutën e 10-të me kokë. Pas sezonit për t’u harruar në kampionat, skuadra e Kukësit, regjistroi të mërkurën edhe dështimin e radhës… Verilindorët ishim mësuar t’i shikojmë si një skuadër solide dhe pretendente.

Një skuadër që nuk e ka vënë asnjëherë në pikëpyetje pjesëmarrjen në Kupat e Evropës për sa kohë militojnë në elitën e futbollit shqiptar, por situata tashmë duket kaotike. Dhe, pas ndeshjes, trajneri i verilindorëve, Mirel Josa, u shfaq i mërzitur, duke thënë për mediat  se problemi i skuadrës ishin krahët, që nuk sulmuan aq sa duhej. “Skuadra kishte dëshirë për të fituar ndeshjen, – ka deklaruar 57-vjeçari. – U ndëshkuam shumë shpejt, pavarsisht se i kishim parashikuar lëvizjet e kundërshtarit.”

“Nuk ishim të mirë në komunikim te rasti i Bregut, – ka vijuar kryeqytetasi i stolit të verilindorëve. – Skuadra u mundua më pas, kishim dy raste në pjesën e parë, ku në të dyja rastet Frashëri ishte i saktë duke mbrojtur portën. Në pjesën e dytë u munduam të luanim, edhe Teuta na la hapësira deri diku, por nuk ia dolëm. Nuk mund të them se përpjekja e skuadrës nuk ishte e plotë, përkundrazi, por kështu është futbolli. Unë në këto momente, nuk i vë faj të dy sulmuesve.

“Normal që duhet të ishin më të saktë, por edhe lojtarët e tjerë, të dy krahët duhet të punojnë më mirë, – ka theksuar ai. – Taipi për mendimin tim bëri një lojë të mirë për sa i përket organizimit, por në zonën e kundërshtarit nuk ishim të saktë. Gjuajtjet nga larg? Finalizimin nuk e presim vetëm nga Eze dhe Ibraimi. Eze doli në dy raste me portën dhe kishte mundësinë për të shënuar. Por, ne duhet të shkojmë nga të dyja krahët, duhej më shumë prezencë në zonën e Teutës.”

“Ky është një problem, që nuk po shfaqet tani, por është shfaqur edhe më parë, pasi të dy krahët rrinë shumë larg, – ka pohuar Josa. – Eze duhet të ishte shumë deçiziv. Logjika e lojës u prish me futjen e Kuperit përpara. U munduam të luanim me Kuperin si pykë dhe me topat e gjatë nuk ishim shumë mirë. Unë nuk i druhem fraksionit negativ të skuadrës. Ajo është ndërtuar që në fillim kështu. Lojtarët duhet të marrin më shumë përsipër.”

“Personaliteti i lojtarëve nuk formohet rrugës, por formohet që në fillim të kampionatit. Është një goditje eliminimi nga Kupa, pasi edh në kampionat jemi larg Evropës. Ne do i luajmë me prestigj të gjitha ndeshjet në vijim”, – ka përfunduar trajneri i Kukësit, Mirel Josa.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh