AlbanianSport.com 17/03/2021 17:55
ASNN – Ndërkaq, në dy ndeshjet e tjera të çerekfinaleve, që u luajtën po të mërkurën, duke nisur nga ora 16:00, kanë korrur fitore minimale në shtëpi, por edhe Teuta dhe Vllaznia kanë siguruar në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Durrsakët dhe shkodranët janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinalet, aty ku do i bashkohen Laçit dhe Skënderbeut.
Skuadra bregdetare fitoi 1-0 përballë Kukësit, aty Emiliano Vila realizoi golin e vetëm të ndeshjes që u luajt në Stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit. 33-vjeçari shfrytëzoi një krosim të Teodorovskit në minutën e dhjetë dhe gjeti rrjetën kundërshtare pas goditjes me kokë. Verilindorët e trajnerit Mirel Josa reaguan dhe tentuan barazimin, por portieri Stivi Frashëri ishte në një ditë pozitive dhe bllokoi Ezenë dhe Baravikasin.
Mbyllet kështu 1-0 për Teutën, që gjithashtu mbetet në luftë për trofe në të dy frontet e futbollit shqiptar. Ashtu sikundër ka bërë edhe Vllaznia, pasi i njëjti rezultat u regjistrua edhe në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Kuqeblutë mposhtën minimalisht Korabin e Kategorisë së Parë falë golit të Arsid Krujës në minutën e 16-të.
27-vjeçari ekzekutoi fort një goditje të bukur, por pati edhe fat pasi topi u devijua përpara se të përfundonte në rrjetë. Një rikthim te fitorja pas 5 ndeshjesh për ekipin e trajnerit Tomas Brdariç. Skuadra dibrane humbi një shans të artë në minutën e fundit të takimit. Por, në fund festoi Vllaznia kalimin në katër ekipet më të mira të Kupës së Shqipërisë.
KUPA E SHQIPËRISË
Çerekfinalet
LAÇI – PARTIZANI 0-0 (4-3 pas 11-m,.)
DINAMO – SKËNDERBEU 1-3
Shënues: Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′
VLLAZNIA – KORABI 1-0
Shënues: Kalaja 16’
TEUTA – KUKËSI 1-0
Shënues: E. Vila 9’