Mbyllen dy çerekfinalet e para, një duel u vendos nga pika e bardhë

Share Button

AlbanianSport.com 17/03/2021 15:55

ASNN – Laçi eliminon Partizanin nga pika e bardhë, kualifikohet edhe Skënderbeu, Vllaznia dhe Teuta. Veprimtaria e dytë e futbollit në vend, Kupa e Shqipërisë, ka luajtur të mërkurën duelet e çerekfinaleve, që janë vendur në një përballje të vetme. Laçi, Skënderbeu, Teuta dhe Vllaznia janë skuadrat që janë kualifikuar për në gjysmëfinale. Kupa e Shqipërisë ka zhvilluar të enjten 4 duelet e çerekfinaleve dhe Laçi ka eliminuar Partizanin, ndërsa kualifikohet edhe Skënderbeu.

Në dy takimet e para, të zhvilluara pasdreke, kurbinasit kanë arritur në gjysmëfinale duke eliminuar të kuqtë, por vetëm  pas goditje së 11-metërshave, pasi koha e rregullt dhe ajo shtesë janë mbyllur me rrjeta të paprekura, ndërsa Skënderbeu mundi Dinamon 3-1. Kështu, Laçi dhe Skënderbeu ishin dy skuadrat e para që kanë arritur të presin biletën për në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në çerekfinale, ku gjithçka u diskutua në një ndeshje të vetme, kurbinasit kanë arritur të eliminojnë Partizanin pas goditjeve të 11-metërshave.

120 minuta lojë prodhuan një barazim 0-0, ndërkohë që nga pika e bardhë të besuarit e trajnerit Shpëtim Duro kanë arritur të fitojnë me rezultatin 4-3. Për Partizanin gabuan nga pika e bardhë, Cara dhe Bardhi, ndërsa për Laçin gaboi Musta. Ndërkohë, në sfidën tjetër të luajtur në orën 13:00, Skënderbeu ka arritur të kalojë Dinamon, një nga dy ekipet e Kategorisë së Parë që kishin mbetur ende në lojë në Kupë, duke marrë një fitore 3-1 në përballjen e luajtur në Stadiumin “Selman Stërmasi” të kryeqytetit. Korçarët në asnjë moment nuk e vunë në diskutim fitoren.

Ata shënuan me anë të Mensasë, në minutën e 22-të, Berishës, në të 43-ën dhe Pusit, në të 60-ën. Për Dinamon, goli i vetëm u shënua nga Uelber, në minutën e 63-të, por që shërbeu vetëm si statistikë, sepse nuk arriti dot të rizgjojë shpresën e bluve të kryeqytetit.

 

 

KUPA E SHQIPËRISË

 

Çerekfinalet

 

LAÇI – PARTIZANI                           0-0      (4-3 pas 11-m,.)

 

DINAMO – SKËNDERBEU            1-3

Shënues: Uelber 63′ / Mensah 22′, Berisha 43′, Pusi 60′

 

VLLAZNIA – KORABI                      (16:00)

 

TEUTA – KUKËSI                             (16:00)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh