Xhudo / Shqipëria dominon turneun mbarëkombëtar në Tiranë

Share Button

Xhudo-Mbarekombetari-tabela

Gjergj Vyshka 08.12.2014 12:20

Prania e Kampiones së Botës, Majlinda Kelmendi, shton entuziazmin e xhudistëve të rinj. Aktina Osa, Jon Vrenozi dhe Akil Gjakova më të mirët e aktivitetit mes shqiptarëve. Dje paradite, në palestrën e Universitetit të Sporteve në Tiranë, është zhvilluar turneu i 17-të mbarëkombëtar i xhudos. Në të kanë marrë pjesë shqiptarë nga të gjitha trevat shqipfolëse, që nga Shqipëria, Maqedonia, Kosova, por kanë qenë të pranishëm dhe dy sportistë shqiptar nga Italia, të cilët e ushtrojnë sportin e xhudos në Gadishullin e Apenineve.

Jo vetëm kaq, por prania e kampiones së botës, Majlinda Kelmendi, dhe trajnerit të saj Driton Kuka i ka shtuar dhe më shumë dëshirën pjesëmarrësve për të treguar vlerat e tyre në tapet. Por jo vetëm kaq, por aktiviteti është vlerësuar dhe nga drejtori i sporteve në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit, Vladimir Gjonaj, si dhe përgjegjësi i sportit cilësor në këtë dikaster Arjan Konomi, të cilët kanë qenë të pranishëm në veprimtari. Madje sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Xhudos, Labo Çapo, është rikërkuar dhe një shikim i grantit për 2015-tën.

Kjo, duke qenë se xhudo është sport olimpik dhe ka gara kualifikuese për të marrë pjesë me normë në Lojërat Olimpike “Rio de Zhaneiro 2016”. Sakaq Aktina Osa, Jon Vrenozi dhe Akil Gjakova kanë qenë sportistët më të mirë të turneut, kurse ndeshja më e mirë është shpallur ajo e peshës 73 kg, mes Igli Ramosacajt dhe Akil Gjakovës, fituar prej këtij të fundit, i cili ka treguar dhe një herë përvojën e tij të fituar në veprimtaritë ndërkombëtare shoqëruar me medalje. Dhe ky turne ka qenë veprimtaria e fundit për vitin 2014, kurse tashmë Federata Shqiptare e Xhudos bëhet gati për analizën vjetore të këtij viti, ndërsa është në pritje të caktimi të datës

 

Rezultatet teknike të

turneut mbarëkombëtar të xhudos

 

Të rritura

Pesha 44 kg  Arberesha Rexhepi (Kosovë)

Pesha 52 kg Aktina Osa (Kosovë)

Pesha 57 kg  Flaka Loxhi (Kosovë)

Paratërinj

Pesha 55 kg  Uranik Gashi (Kosovë)

Pesha 60 kg  Indrid Çullhaj (Shqipëri)

Pesha 66 kg  Jon Vrenozi (Shqipëri)

Pesha 73 kg  Idajet Dollmaja (Shqipëri)

Pesha 81 kg  Shpat Zeka (Kosovë)

Pesha +90 kg           Erson Ramaj (Shqipëri)

Të rinj

Pesha 60 kg  Indrid Çullhaj (Shqipëri)

Pesha 66 kg  Aldo Lushaku (Shqipëri)

Pesha 73 kg  Akil Gjakova (Kosovë)

Pesha 81 kg  Pajtim Merdini (Shqipëri)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

Karate / Mikela Skandaj, premtimi i madh kuqezi në artet marciale

AlbanianSport.com 03/03/2024 13:45 ASNN – Turneu Ndërkombëtar i Trevizos në karate, Mikela Skandaj

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

Kosovë / Trajneri Kuka: Xhudistët e mi më befasuan për mirë në Paris

AlbanianSport.com 04/02/2024 20:50 ASNN – Dy medalje e plot gjëra pozitive, Driton Kuka largohet

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

Xhudo / Nora Gjakova, vetëm e 5-ta në Paris, Loxha “rrëzohet” shpejt

AlbanianSport.com 02/02/2024 23:35 ASNN – Xhudistja nga Kosova, Nora Gjakova, ka zhvilluar betejë

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

Xhudo / Vjen e arta e parë në turneun e Parisit, ngadhënjen Distria Krasniqi

AlbanianSport.com 02/02/2024 18:35 ASNN – Për herë të tretë, Distria Krasniqi ka fituar garën më

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

Xhudo / Kuka: Atmosfera e turneut të Parisit, e dobishme për sportistët tanë

AlbanianSport.com 01/02/2024 17:40 ASNN – Vjet Kosova ishte përfaqësuar në “Grend Slem”-in e Parisit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh