AlbanianSport.com 16/03/2021 20:55
ASNN – Organizmi që qeveris futbollit evropian, UEFA i ka besuar Shqipërisë organizimin e ndeshjeve eliminatore për Kampionatin Evropian 2021/2022 të futbollit të femrave për grupmoshën e Nën-17-vjeçareve. Këto ndeshjet eliminatore do të zhvillohen në Shqipëri në datat 24, 27 dhe 30 shtator 2021.
Kështu, Shqipëria e Nën-17-vjeçareve, të cilën shorti e ka vendosur në grupin B me Azerbarbajxhanin dhe Malin e Zi dhe që gjendet në Ligën B do të tentojë kualifikimin dhe ngjitjen në Ligën A. Me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, eliminatoret e Nën-17 dhe Nën-19-vjeçareve për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi.
Kështu, ekipet përfaqësuese pjesmarrese janë të ndara në dy liga, në Ligën A dhe Ligën B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Evropian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkuruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur edhe ato më pas në Kampionatin Evropian.