AlbanianSport.com 15/03/2021 21:40
“Fitorja 3-0 ndaj Tiranës? – ka vijuar ajo. – Të them të drejtën, një javë më parë ishte skuadra e Tiranës, që na mundi, nga 2-0 për ne, në 3-2 për ata. Por topi është i rrumbullakët dhe asnjëherë nuk i dihet rezultatit. Por vetë fakti, që si ne ashtu dhe Tirana ishim finalist të Kupës, do të thotë se ishim të barabartë, por në fund ia dolëm ne”. Në vijim, veterania e të kuqeve të rrjetës së vajzave ka vajtuar mungesën e tifozëve në pallatet e sportit.
“Edhe para dy vitesh, para epidemisë, ishim në të njëjtën situatë, – ka pohuar ajo. – Por tani më vjen keq, sepse na munguan duartrokitjet e të afërmve tanë, tifozëve tanë. Është një situatë, që len shumë për të dëshiruar. Nuk shikoj më atë nivelin e mëparshëm, më të ngritur nga ana fizike apo teknike. Ndonjëherë më duket vetja në volejboll amator. Kufizimet, oraret, janë një stres më vete, sepse gjithmonë duhet të nxitosh.”
“Në lidhje me kushtet në pallatet e sportit, mund të them se lënë shumë për të dëshiruar, nuk i kemi kushtet të mjaftueshme për situatën në të cilën jetojmë, – ka vijuar Xheka. – Na u duk vetja si jetime në finalen e Kupës, nuk kishim asnjë që të na mbështeste.” Ish-lojtarja e Kombëtares kuqezi të vajzave ka bërë më pas edhe një analizë sa i përket kampionatit, teksa ka përfunduar faza e parë dhe janë përvijuar skuadrat që luftojnë për trofeun e madh.
“Pretendentët? Katër ekipet e para: ne, Tirana, Barleti Volej dhe Vllaznia janë pretendente për titull. Le t’ia lemë fushës, sepse mund të ndodhë që një ekip jo i kompletuar mund të fitojë. E thashë jo pa qëllim sepse kushtet fizike nuk janë të përshtatshme, pavarësisht se kemi ego. Akoma nuk e kemi atë gjendjen fizike të mëparshme”, – ka përfunduar volejbollistja e Partizanit, Çezarina Xheka, duke folur për RTSH Sport.