Bllokohet procesi i privatizimit të Vllaznisë, rikthehet pasiguria tek tifozët

Share Button

AlbanianSport.com 15/03/2021 19:25

ASNN – Komisioni i Prokurimit Publik pezullon ankandin, kërkon dokumentacion shtesë nga Bashkia. Kështu, Komisioni i Prokurimit Publik ka pezulluar ankandin e privatizimit të Vllaznisë, duke kërkuar dokumentacion shtesë nga Bashkia e Shkodrës. Ky vendim vjen përkundër kërkesës së sportdashësve dhe opinionit publik në Shkodër, të cilët kanë kërkuar privatizimin sa më të shpejtë të klubit më të vjetër futbollistik në vend, me qëllim rikthimin e tij tek lavdia e dikurshme.

Duket se procesi i privatizimit të Vllaznisë, i cili pritej t’i jepte fund zvarritjes shumëvjeçare të klubit të futbollit nën drejtimin e pushtetit vendor, çka ka çuar edhe në zhgënjime të njëpasnjëshme në aspektin sportiv, nuk do të mbyllet aq shpejt sa pritet. Ndërkohë që gjithçka pati arritur në fazën e ankandit, duket se procesi do të bëjë hapa prapa, pasi është Komisioni i Prokurimit Publik i ka dhënë të drejtë kërkesës së kompanisë që përfaqëson ish-presidentin Valter Fushaj.

Duke kërkuar pezullimin e procedurës së ankandit dhe mos kryerjen e asnjë veprimi nga autoriteti kontraktor deri në shqyrtimin e ankesës dhe marrjen e vendimit përfundimtar. Në bazë të kësaj shkrese, Bashkia Shkodër i cili është dhe pala shitëse e këtij subjekti, duhet të dërgojë menjëherë pranë Komisionit të Prokurimit Publik informacion të hollësishëm mbi procedurën e ankandit dhe fazën në të cilën ndodhet kjo procedurë, dokumentet e ankandit të shoqëruara me procesverbalin e hartimit dhe argumentimit të kërkesave për kualifikim dhe specifikimeve teknike.

Po ashtu kërkohet të jepen argumentimet përkatëse mbi pretendimet e kandidatit blerës, kompanisë së ish-presidentit, si dhe informacion i hollësishëm vërtetuar me dokumentacion për dorëzimin e ankesës pranë autoritetit shitës dhe trajtimin e saj. I gjithë informacioni dhe dokumentacioni i kërkuar, duhet të paraqitet jo më vonë se 5 ditë nga data e marrjes së këtij vendimi dhe të jetë shoqëruar me një Proces-Verbal në të cilin të pasqyrohen emërtimet e dokumenteve me numrin e fletëve përkatëse.

Mbetet për t’u parë sesi do të vijojë më tej ky proces, që shkon përkundër kërkesës së sportdashësve dhe opinionit publik në Shkodër, të cilët kanë kërkuar privatizimin sa më të shpejtë të klubit më të vjetër futbollistik në vend, me qëllim rikthimin e tij tek lavdia e dikurshme. Kjo kërkesë publike është bërë më e zëshme vitin e fundit, duke patur parasysh precedentin pozitiv të këtij sezoni, kur ndonëse në autoritetin e Bashkisë, administrimi i ndihmuar nga sponsorët ka dhënë rezultate në fushën e blertë, teksa Vllaznia ka kryesuar për mëse 23 javë dhe mbetet pretendente për titull, nga një skuadër që luftonte për mbijetesë sezonin e shkuar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh