AlbanianSport.com 15/03/2021 17:55
ASNN Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka, i ka përcjellë të hënën homologut të tij, kreut të Federatës Franceze të Futbollit (FFF), z. Noel Lë Graet, urimet e tij më të sinqerta për rizgjedhjen si president i FFF-së, edhe për katër vitet e ardhshme.
“Në emër të Federatës së Futbollit të Shqipërisë dhe në emrin tim personal, ju shpreh urimet më të ngrohta për rizgjedhjen tuaj si President i Federatës Franceze të Futbollit, – shkruan Duka. – Unë besoj se rizgjedhja juaj do të vazhdojë të sjellë edhe më tej zhvillimin e Federatës tuaj, dhe ju uroj shumë suksese juve dhe kolegëve tuaj.”
“Shfrytëzoj këtë rast për të theksuar se besoj shumë që puna jonë së bashku do të bazohet në solidaritet dhe parime miqësie, për të mirën e futbollit, – ka vijur kreu i FSHF-së. – Edhe një herë më lejoni t’ju uroj suksese të mëdha dhe të konfirmoj të gjithë mbështetjen tonë për ju dhe për Federatën Franceze të Futbollit”.