AlbanianSport.com 14/03/2021 20:10
ASNN – Partizani ka bërë “bis” të dielën, teksa ka triumfuar në dyja finalet e Kupës së Shqipërisë, si në volejboll për femra, ashtu edhe për meshkuj, duke rrëmbyer kështu trofeun e parë të këtij sezoni të rrjetës shqiptare. Të dyja finalet u sollën për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar, në kanalin RTSH Sport.
Fllimisht kanë qenë vajzat e drejtuara nga trajneri Andi Lundra, ato që kanë triumfuar në 3 sete në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës. Përkundër pritshmërive, teksa ishte menduar edhe një finale me 5 sete, duke gjykuar paraqitjen e të dyja rivaleve në gjysmëfinale, dhe përtej përmbysjeve të shpeshta të rezultatit, Partizani e ka marrë setin e parë 25-20.
Seti i dytë, i cili ka qenë i luftuar pikë për pikë dhe është fituar në pikët shtesë, 26-24, nga të kuqet e kryeqytetit, ka qenë ai që ka vendosur fatin e finales. Tirana duket e dorëzuar në setin e 3-të, të cilin e fiton 25-16 dhe gjithë takimin 3-0, duke bërë kështu të vetin edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë.