AlbanianSport.com 13/03/2021 19:25
ASNN – Mazrekaj dhe Shehu i japin kryesimin Laçit, teksa bardhezinjtë fitojnë 2-0 në përballjen e Korçës me Skënderbeun, duke marrë, për herë të parë në këtë sezon, kreun e renditjes së Kategorisë Superiore e duke vendosur gjithashtu kandidaturën e tyre për fitimin e titullit. Skuadra e trajnerit Duro nuk zhgënjen pritshmëritë dhe kthehet me 3 pikë falë golave të Mazrekajt e Shehut. Bardhekuqtë e trajnerit Migen Memelli, pasi i bënë një të papritur të pakëndshme Partizanit, tentuan ta përsërisin edhe në shtëpi përballë kurbinasve.
Por Skënderbeu vuajti trysnini, ndërsa pasiguritë rrezikonin t’i dërgonin në dhomat e zhveshjes në disavantazh më të madh korçarët. Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, por, në minutën e 58-të, Mazrekaj gjeti devijimin vendimtar në barrier, që kapitulloi portierin e Skënderbeut. Një rezultat që peshoi në këmbët e korçarëve, të cilët nuk kishin më forcë për të reaguar kundër një rivali shumë më mirë të kompletuar. Dhe, pas 18 minutash bardhezinjtë dyfishuan rezultatin.
Dumfur gaboi në mënyrë të pafalshme e Musta kishte komoditetin t’i jepte Shehut rastin që nuk mund të humbej. 44 pikë për Duron dhe të besuarit e tij, që vazhdojnë të përmbushin një rikuperim të jashtëzakonshëm, që i afron edhe më shumë me titullin kampion, ndërsa Skënderbeu mbetet i fundit, por ndoshta përballë një Laçi të tillë vështirë se mund të bënte më shumë.
SKËNDERBEU – LAÇI 0-2
Shënues: Mazrekaj 57’, Shehu 75’