AlbanianSport.com 12/03/2021 13:40
ASNN – Kombëtarja kuqezi e vajzave përballë Uellsit, Moldavisë dhe Andorrës në Eliminatore. Pas Nën-17-vjeçareve të enjten, të premten është hedhur në Nion të Zvicrës, në selinë e UEFA-s, shorti për Kampionati Evropian i Nën-19-vjeçare në futboll për femra. Shqipëria ndodhet në Ligën B ku shorti e ka vendosur në Grupin e 3-të me Uellsin, Moldavinë dhe Andorrën.
Eliminatoret e Nën-17-vjeçareve dhe Nën-19-vjeçareve për futbollin e femrave janë riorganizuar së fundmi, me vendimin e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s të vitit 2020, duke ndarë skuadrat në dy liga, A dhe B, me skuadrat e Ligës A që garojnë për t’u kualifikuar në Evropian dhe skuadrat e Ligës B për t’u bërë konkurruese dhe për t’u ngjitur një ligë më lart dhe për të arritur Kampionatin Evropian.
Në Ligën A janë 7 grupe me nga 4 skuadra, ndërkohë që në Ligën B janë 6 grupe me nga 4 skuadra. Kombëtarja kuqezi do t’i zhvillojë ndeshjet në datat 19, 22 dhe 25 tetor të vitit 2021, teksa vajzat kuqezi do të tentojnë ngjitjen në Ligën A. Siç është bërë e ditur të mërkurën, mini-turneu i Nën-17-vjeçareve do të mbahet në Shqipëri si vend organizator.