AlbanianSport.com 10/03/2021 19:10
ASNN – UEFA merr masë ndaj rumunit Koltesku për incidentin e dhjetorit 2020. UEFA ka vendosur pezullimin e një gjyqtari rumun deri në fund të sezonit aktual për shkak të sjelljes së tij të papërshtatshme gjatë një ndeshjeje fazës së grupeve të Ligës së Kampioneve, që u zhvillua në dhjetor të vitit në shkuar në kryeqytetin francez, midis skuadrës vendase të Paris SG dhe asaj turke të Bashaksehirit.
Në një deklaratë të organizmit që qeveris futbollin kontinental, sqarohet Sebastian Koltesku është pezulluar për “sjellje të papërshtatshme gjatë një ndeshjeje të UEFA-s” dhe është urdhëruar “të marrë pjesë në një program edukimi”, përpara 30 qershorit të këtij viti. UEFA hapi hetimin disiplinor në mars ndaj Kolteskut, pasi klubi i Bashakshehirit pretendoi se ai kiste përdorur një zhargon racial për të identifikuar ndihmëstrajnerin e tij, Pjer Akile Uebonë, gjatë ndeshjes me Paris SG-në.
Uebo, një ish-lojtar i përfaqësueses së Kamerunit deklaroi se Koltesku e kishte fyer, duke iu referuar si “ai i ziu”. Ndeshje e Ligës së Kampioneve, që nis në Paris më 8 dhjetor 2020, u ndërpre pas 13 minutash lojë, pas debateve mbi këtë çështje dhe vazhdoi të luante pjesën e mbetur të nesërmen, kur të 4 gjyqtarët e takimit u zëvendësuan me të tjerë.
Edhe ndihmësgjyqtari Oktavian Sovre u këshillua për rolin e tij në këtë incident dhe u urdhërua “të marrë pjesë në një program edukimi”, përpara 30 qershorit të këtij viti.