AlbanianSport.com 10/03/2021 18:25
ASNN – Tirana, Evropa, titulli… luhet shumë në derbi. Nuk gjeti situatën ideale, por tani Orges Shehi shkon larg me ambicjet. Tri fitore radhazi, një rikuperim impresionues në kampionat, që e kanë rikthyer entuziazmin në kampin e Tiranës, me bindjen se mund të shpëtojnë sezonin, ose ndoshta, po të dëgjosh Orges Shehin, shumë më tepër se kaq.
Trajneri bardheblu ka kaluar mes shumë vështirësive, që kur mbërriti në krye të pankinës, duke i dhënë stabilitet një skuadre që dukej e pakorrigjueshme. E megjithatë, bardheblutë gjetën ekuilibër mes reparteve, rezultuan më të fortë se mungesat, madje treguan karakterin në momentet më delicate dhe tani shkojnë në derbi me ambicje më të mëdha.
Kundër Partizanit është një ndeshje me ndjesi të lartë për trajnerin me një të shkuar të kuqe dhe me një të ardhme bardheblu. Kjo është intervista e tij dhënë për RTSH Sport:
– Tri fitore radhazi me Tiranën, mënyra më e mirë për të shkuar në derbi…
– Gjendja është e mirë, sidomos pas 3 fitoreve, gjë e cila na jep besim për të bërë mirë dhe për të kuptuar se çfarë kemi bërë mirë dhe çfarë kemi bërë keq dhe për të kuptuar se ku jemi dhe ku duhet të shkojmë.
– Duket se tani keni gjetur ekuilibrat mes reparteve, pavarësisht se është dashur të ndryshoni dhe modulin e lojës?
– Është e vërtetë. Ndoshta ndonjëherë ne duhet të ndryshojmë edhe për shkak të lojtarëve që kemi dhe të situatës në të cilën ndodhemi. Dihet që kjo situatë ka krijuar vështirësi në të gjithë botën, për shkak të “Covid-19”. Kemi patur mungesa edhe për këtë arsye, por edhe për shkak dëmtimesh. Kemi provuar me këtë modul, por nuk është e thënë që do vazhdojmë gjithmonë kështu, ndoshta mund të ndryshojmë edhe në këtë javë.
– E morët skuadrën në një situatë pak të thuash delikate edhe për shkak të raporteve trajner-president, që ishin krijuar. Po ju vetë, çfarë atmosfere gjetët tek Tirana?
– Dua të flas vetëm për atmosferën që kam gjetur dhe për momentin që jam këtu. Nuk dua të merem me atë që ka ndodhur në të shkuarën, sepse nuk është kompetenca ime, nuk jam në brendësi të gjërave. Kështu që do fokusohem vetëm tek ajo që unë kam jetuar këtu. Sigurisht që kam ardhur në një situatë, ku skuadra vuante rezultatet dhe kjo u konfirmua pas fitores në Fier, sepse pashë lojtarët se si festuan. Pra, kishin një ngërç, sidomos psikologjik dhe sigurisht bëmë mirë me dy fitoret, por nuk morëm atë çfarë dhamë në ndeshjen me Kukësin. Pastaj ishte një ndeshje për t’u harruar me Teutën. Kemi bërë mirë këto tri ndeshjet e fundit. Mendoj se kemi kaluar atë periudhën e vështirë ku ishim dhe po shikojmë për tu ngjitur sa më lartë.
– Shumë lojtarë të rëndësishëm nuk ishin në dispozicion, për një numër të caktuar ndeshjesh, por pikërisht në emergjencë Tirana tregoi karakterin që ka?
– Është për t’u vlerësuar karakteri që lojtarët treguan. Është e vërtetë që kemi patur mungesa dhe vazhdojmë të kemi, për shkak edhe të dëmtimeve. Mendoj se ata lojtarë që kanë luajtur e kanë përligjur shumë mirë besimin që u kam dhënë, kanë treguar që kanë aftësi për të qënë pjesë e skuadrës”.
– Çfarë mund t’i japin Tiranës, sepse deri tani i kemi parë me pjesëza lojë ose me ndeshje të veçanta, Vairinen dhe Behiratçe, çfarë mund t’i sjellin kësaj skuadre që ju keni në dispozicion?
– Janë dy prurje të reja. Sigurisht që duan pak kohë që të përshtaten, sepse vijnë në një vend ku ndryshon kultura, jetesa, ushqimi, ambjenti, kështu që nuk mund të jap një përshtypje të qartë, sepse kanë pak kohë. U duhet kohë për t’u përshtatur, janë lojtarë që kanë cilësi, kanë besimin tim. Unë i kam hedhur në fushë dhe pak a shumë e kanë justifikuar besimin, kështu që janë pjesë e rëndësishme e skuadrës. Luajnë këtë ndeshje apo në ndeshjen tjetër, e rëndësishme është që të të jenë gati dhe të kenë dëshirën për të bërë mirë, për të ndihmuar skuadrën.
– Duke kaluar nga të ardhurit tek të larguarit, sa humb Tirana me largimin e Ernest Muçit?
– Jam i mendimit se në futbollin modern situatat ndryshojnë nga moment në moment, sidomos për lojtarë të kalibrit të tillë, që në merkato janë gjithmonë të fokusuar nga skuadrat e tjera. Ndoshta humbasim pak nga cilësia, por nuk humbasim nga strategjia e klubit. Është një strategji e mirë që klubi po prodhon dhe po shet lojtarë, për t’u futur në rrjedhën ashtu siç veprojnë klubet evropiane.
– E megjithatë, keni rikuperuar në kampionat dhe është mënyra ndoshta e vetme për të shkuar drejt Evropës duke mundur Partizanin në derbi…
– Që në momentin që mora skuadrën dhe deri tani, rikuperimi i pikëve është i kënaqshëm. Ndoshta mund të kishim bërë pak më mirë, ka gjithmonë vend për përmirësim, por jemi të ndërgjegjshëm që është një garë e gjatë. Një garë e gjatë me kundërshtarë shumë të fortë