Zvicra “qan” Nedim Bajramin: Shqipëria na “vodhi” një xhevahir, zgjodhi zemrën

Share Button

AlbanianSport.com 08/03/2021 14:55

ASNN – Ka qenë përgjatë gjithë kohës për ekipet zinxhir të përfaqësueseve të Zvicrës, por thirrja e të parëve ishte më e fortë dhe Nedim Bajrami zgjodhi të dëgjojë zemrën dhe të veshë fanellën kuqezi. Në fakt, kanë qenë mediat helvete që kanë vënë kujën dhe është revista më e madhe, “Blick”, ajo që në një artikull të saj shkruan se “pak para Kampionatit Evropian”, Bajrami i jep duart përfaqësueses zvicerane. Në një shkrim me titull “Shqipëria po na vjedh “xhevahirin” tonë të Nën-21-vjeçarëve”, revista në fjalë raporton se futbollisti i Empolit nuk do ta mbajë më emblemën e përfaqësueses zvicerane mbi gjoks.

“Nëse nuk mungonte për shkak të dëmtimit apo pezullimit, mesfushori i Empolit ishte aktivizivuar në çdo ndeshje të përfaqësueses së Nën-21-vjeçarëve të Zvicrës në fushatën e suksesshme të Eliminatoreve të Evropianit  të kësaj grupmposhe, – vijon “Blick” në shkrimin e saj. – Trajneri Mauro Lustrineli u përpoq t’ia ndërronte mendjen, por nuk kishte asnjë shans. Përpara se kalonte në Itali, Bajrami ka luajtur gjatë gjithë kohës për Gras’hopersin. Të dielën, trajneri Mauro Lustrineli bëri të ditur përbërjen e skuadrës së tij për Kampionatin Evropian të Nën-21-vjeçarëve, por emri i Nedim Bajramit nuk ishte aty.

Me pak fjalë, 22-vjeçari i ka dhënë duart Zvicrës dhe mesfushori, që vlerësohet në tregun e shitblerjes së futbollistëve me 5 milionë Euro, dëshiron të luajë që tani e tutje për Shqipërinë. “Në fushatën eliminatore, Bajrami ishte një pjesë e rëndësishme e përfaqësueses helvete të Nën-21-vjeçarëve, ku u aktivizua në çdo ndeshje, për sa kohë nuk ishte i dëmtuar apo i pezulluar, – thekson revista helvete. – Në fitoren minimale, 1-0, në Azerbajxhan, ai shënoi golin e fitores. Lojtari teknik, i cili konsiderohej si e ardhmja e përfaqësueses së të rriturve të Zvicrës, ka organizuar lojën e Empolit që nga vera e shkuar.”

“Falë 3 gola të tij dhe 10 pasimeve për gol, skuadra e tij është në krye të Serisë B, – raporton më tej media në fjalë. – Natyrisht, si Drejtori i Ekipeve përfaqësuese, Pjerluixhi Tami, ashtu edhe Lustrineli, u përpoqën t’ia ndërronin mendjen Bajramit. – Por lojtari i dalë nga Gras’hopersi, i cili ka për këshilltar vëllanë e Xherdan Shaqirit, Erdinin, nuk dëshironte as të dëgjonte për këtë dhe u ka dhënë tashmë lamtumirën shokëve të tij tek përfaqësuesja e Nën-21-vjeçarëve të Zvicrës. Pra, mesfushori, që ka edhe pasaportë të Maqedonisë së Veriut, nuk do të veshë më fanellën e Zvicrës, por atë të Shqipërisë.”

“Blick” raporton më tej se vendimi i lojtarit është pritur me zhgënjim të madh nga pala zvicerane, pasi Bajrami ka kaluar nëpër të gjithë zinxhirin e ekipeve përfaqësuese helvete. I kontaktuar nga revista në fjalë, Lustrineli konfirmoi largimin e dhimbshëm kaq pak para Evropianit. “U përpoqëm ta bindnim Nedimin të vazhdonte të luante për Zvicrën, por ai na tha se zemra e tij rrihte më fort për Shqipërinë, – ka zbuluar trajneri për revistën helvete. – Për ne njësimi me përfaqësuesen është një nga vlerat themelore për një lojtar të Zvicrës. Prandaj nuk kishim asnjë zgjedhje tjetër, por ta linim të ikte.”

Revista zvicerane thekson madje se Bajrami mund ta kishte përdorur si vitrinë Kampionatin Evropian të Nën-21-vjeçarëve, që nis më 24 mars 2021, dhe më pas mund të kalonte tek përfaqësuesja e të rriturve të Shqipërisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh