AlbanianSport.com 07/03/2021 21:00
ASNN – Kampionatit Kombëtar i Volejbollit, si për femra, ashtu edhe për meshkuj, ka mbyllur fazën e parë, në përfundimit të së cilës janë përcaktuar edhe duelet që të do të zhvillohen gjysmëfinale dhe ato finale të Kupës së Shqipërisë.
Për shkak të kohës së kufizuar që Federata Shqiptare e Volejbollit (FSHV) ka në dispozicion, është vendosur që përcaktuese për 4 ekipet që kualifikohen për në gjysmëfinale, të merret përballë renditja e fazës së parë.
Dhe gjysmëfinalet do të zhvillohen këtë mesjavë, nga datat 9 dhe 10 mars 2021. Më datën 9 mars do të zhvillohen gjysmënalet e femrave dhe një ditë më vonë ato të meshkujve. Më 14 mars do të zhvillohen dy finalet.
Këtë sezon, Kupa e Shqipërisë do të zhvillohet vetëm me pjesëmarrjen e 4 skuadrave më të mira, në përfundim të fazës së parë. Kështu, si te meshkujt ashtu dhe te femrat, në gjysmënalet play off janë kualikuar dy skuadrat e para të çdo grupi.
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Gjysmënalet:
Të martën, 9 mars 2021:
Barleti Volley – Partizani ora 16:00
Tirana – Vllaznia ora 17:00
Kupa e Shqipërisë
Volejboll – Femra
Gjysmënalet:
Të mërkurën, 10 mars 2021:
Partizani – Vllaznia ora 16:00
Erzeni – Tirana ora 17:00