AlbanianSport.com 07/03/2021 19:15
ASNN – Përkundër të gjitha gjasave, edhe teksa ishte në disavantazh, Apolonia mori një pikë në Laç në minutat e fundit përballë skuadrës vendase, dhe natyrshëm trajneri Fabricio Kamarata nuk e ka fshehur kënaqësinë. Duke folur pas ndeshjes, italiani deklaroi: “E dimë se po luanim përballë një skuadre të projektuar për titullin, janë pretendentët kryesorë”.
“10-15 minutat e para luajtëm mirë, goli na vuri në vështirësi, e morëm lojën në kontroll në 20 minutat e fundit dhe barazuam, – vijoi ai. – Nuk dua të shoh skuadrat e tjera, por ndeshjet tona, duam të sigurojmë zonën e “Play-Out”-it. Gara është me Skënderbeun dhe Bylisin dhe ai është misioni ynë. Nga humbja me skuadrën tonë, Laçi ka bërë 8 fitore radhazi, janë skuadra më në formë dhe kjo është arsyeja përse nuk fituam.”
“I mbështes dhe kam besim te djemtë. Që kur kam Mihana ka luajtur në bazë të skemës 3-4-3, por prej mungesave e kemi vënë më pas. Edhe unë dua ta kem më në sulm dhe kjo u pa se ai bën mirë dhe në 20 minutat e fundit bëri shumë mirë përpara”, – përfundoi trajneri i Apolonisë, Fabricio Kamarata.