AlbanianSport.com 07/03/2021 18:05
ASNN – Vllaznia dhe Kukësi nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 mes tyre në ndeshjen që uli siparin e javës së 23-të të Kategorisë Superiore dhe që u zhvillua të hënën pasdite në Stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës. Vendasit kishin mundësinë më të mirë për të zhbllokuar rezultatin në pjesën e dytë, por Imeri ka gabuar nga pika e 11-metërshit, kur Gjika ka neutralizuar goditjen e tij. Një tjetër ndeshje pa fitore për kuqeblutë, e 4-ta radhazi (dy barazime dhe dy humbje).
Por edhe një barazim që nuk vlen aq shumë dhe për skuadrën e Kukësit, e cila vazhdon të mbetet larg zonës së Kupave të Evropës, që është dhe objektivi i saj në këtë sezon, nëse do t’i referohemi situatës aktuale në të cilën ndodhet. Në fakt, Vllaznia-Kukësi i pati të gjitha. Raste të shumta, 11-metërsh, pritje spektakolare dhe një hero: portierin Dashamir Xhika. 0-0, në një ndeshje ku shkodranët dhanë gjithçka për të fituar dhe i patën të gjitha mundësitë për ta bërë diçka të tillë.
Në fund u mjaftua me një pikë, që e mban në vendin e parë mbi Laçin dhe Teutën, që kishin ngecur gjithashtu. Kjo javë foli për Tiranën, që triumfoi me Kastriotin në fushë e kësaj të fundit. Vllaznia ka humbur shumë raste në pjesën e parë të takimit, me Nja Vedzhit, që dha sinjalin e parë, dhe më pas u la radhën Arlind Kalasë dhe Ardit Hoxhajt, të cilët u ndalën mrekullisht nga portieri Dashamir Xhika. Edhe Kukësi kishte një mundësi shumë të mirë shënimi, me kapitenin Agim ibraimi.
Ky i fundit, i vetëm me Zogoviçin, nuk e gjeti dot rrugën e rrjetës në një nga rastet më të mira. Kësisoj, pjesa e parë i lojës u mbyll me rrjeta të paprekura. Minutat e para të pjesës së dytë nuk dhuruan ndonjë rast, ndërkohë që trajneri Tomas Brdariç hodhi në fushë lojtarë si Imeri, Dilaver dhe Sise dhe ky i fundit fitoi një 11-metërshi në minutën e 70-të, pas një dueli me Bruno Lulajn. Imeri ekzekutoi nga pika e bardhë dhe u ndal nga portieri Dashamir Xhika.
Sulmuesi i shkodranëve edhe 10 minuta më pas kishte një mundësi të mirë shënimi, por gjuajti jashtë. Kaleziç gjithashtu u mundua të vinte në provë portierin e Kukësit, me një gjuajtje të fortë që nuk ishte e saktë. 90 minutat e kohës së rregullt u mbyllën pa gol dhe gjyqtari i katërt sinjalizoi edhe pesë minuta shtesë, me Vllazninë që u hodh në sulm për të shënuar golin trepikësh. Përpjekjet e tyre nuk u shpërblyen, madje Agim Ibraimi iu afrua shumë golit që do nxirrte Vllazninë duarbosh.
KATEGORIA SUPERIORE
JAVA E 23-TË
Të dielën, 7 mars 2021:
PARTIZANI – SKËNDERBEU 0-1
Shënues: Zhan Viktor 67′
Stadiumi “Elbasan Arena”, Elbasan
BYLIS – TEUTA 1-1
Shënues: Beji 37’ / Bregu 30’ (11-m.)
Stadiumi “Adush Muça”, Ballsh
KASTRIOTI – TIRANA 1-2
Shënues: De Silva 66’ / Seferi 20’(11-m.), Hoxhallari 59’
Stadiumi i Kamzës
Të hënën, 8 mars 2021:
LAÇI – APOLONIA 1-1
Shënues: Shehu 47’ / Diop 89’
Stadiumi i Laçit
VLLAZNIA – KUKËSI 0-0
(71’ Imeri humbet 11-m., pret Xhika)
Stadiumi “Loro Boriçi”, Shkodër
Renditja
Nr. Skuadrat N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Vllaznia 23 12 6 5 28-15 42
- Teuta 23 10 11 2 24-11 41
- Laçi 22 11 8 4 30-18 41
- Partizani 23 10 9 4 32-15 39
- Tirana 23 9 8 6 23-16 35
- Kukësi 23 9 4 10 30-28 31
- Kastrioti 23 7 7 9 19-26 28
- Bylis 23 4 7 12 16-29 19
- Apolonia 23 3 7 13 14-35 16
- Skënderbeu 23 3 7 13 20-43 16