AlbanianSport.com 07/03/2021 16:55
ASNN – Përkundër të gjitha pritshmërive, teksa pritej që, me një fitorë të kapte kreun e renditjes, trajneri Shpëtim Duro, natyrshëm që, pas kësaj këtij barazimi 1-1 me Apoloninë në shtëpi, nuk është ndjerë mirë. “Ky është futbolli, nëse nuk e mbyll ndeshjen e pëson, – tha ai, duke folur pas ndeshjes. – Rezultati 1-0 nuk është asnjëherë i sigurt, pavarsisht lojës në 90 minuta. Duhet ta mbyllnim, kishim 3-4 raste në pjesën e parë.”
“Të marrësh një gol ashtu të vjen keq, – ka vijuar kryeqytetasi i stolit të kurbinasve. -Nuk kam koment për lojën, u paraqitem mirë. Në këto situata rëndësi ka rezultati. Titulli? Me këtë barazim mund të diskutosh shumë, por kjo skuadër ka qenë dominuese totalisht. Kanë edhe të tjerët pikë, por ishte e tmerrshme që me këtë lojë të dilnim barazim. Ky është futbolli, nëse nuk e zgjidh vjen një moment pa pretendime dhe ndëshkohesh në fund.”
“Kishim mundësi reagimi, me Markun për 2-1, – ka theksuar trajneri i Laçit. – Ata nuk kishin asnjë mundësi gjatë gjithë ndeshjes, për këtë më vjen keq. Po të luante kundërshtari hapur me ne, “OK”, do ta pranonim. Secili lojtar ka vlerat e veta, kishim Shehun pranë Harmon. Mungonin Xhixha e Nuabueze, Mazrekaj nuk është në 100 %. Nuk diskutohen mungesat, pasi luajtëm mirë. Nuk ka analizë, na vjen keq që nuk morëm 3 pikët.”
“Nuk mund të korrigjoj asgjë të skuadra dhe loja, nga fillimi në fund. Nuk mund t’i kritikoj çunat. E vetmja gjë është që duhet të mbyllnim lojën. Portieri i Apolonisë tregoi kualitetet në disa raste”, – përfundoi Shpëtim Duro.