AlbanianSport.com 08.12.2014 07:05
ASNN – Korabi ka dëshmuar se është një super-skuadër, ndërsa për fitoren në javën e 9-t ka menduar vëllai i trajnerit. Dibranët regjistrojnë fitoren e tyre të 8-të radhazi, me numër rekord shikuesish në stadium, kanë mundur minimalisht Teutën B, me një 11-metërsh të saktë të realizuar nga Laçi, dy minuta para përfundimit të pjesës së parë.
Dibranët janë në rrugën e duhur drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë dhe këtë e kanë treguar gjatë këtyre 8 javëve. Ndërkaq, ka qenë një takim luftarak ai mes Shënkollit e Erzenit, i luajtur në stadiumin “Kastrioti”. Shijakasit gjejnë 3 herë rrugën e rrjetës në 25 minutat e fundi dhe, me këtë fitore, Erzeni mbetet sërish në vendin e 2-të.
Për rekord ka qenë ndeshja në Yrshek, ku është shënuar gol në 20 sekonda dhe Partizani B ka shpartalluar Olimpikun me rezultatin e thellë 4-0. Olimpiku-Partizani B ka nisur me shkelmimin e topit nga Ismaili e Vatnikaj nga qendra që pas tre kombinimeve të bukura mes tyre shënojnë golin e parë.
Kështu, kjo skuadër sheh gjithnjë e më shumë nga kreu i renditjes, ndërsa është vetëm pesë pikë larg vendit të parë, i cili mbahet nga Korabi. Luzi 2008 ka pësuar humbjen e dytë këtë sezon në shtëpi pas asaj me Korabin kryesues. Por, ndaj Alpetrolit, vendësve u ka ardhur humbja nga një lojtar i vet që ka shkaktuar autogol.
Luzi humbi kështu një shans të mirë për të ruajtur hapin e kryesueseve. Dhe, së fundi, kanë qenë katër muaj pritje për një fitore dhe, për këtë është dashur që Domosdova të thyejë Skraparin. Të besuarit e Rirës kanë mposhtur Skraparin me rezultatin 3-1. Për prrenjsakët vjen 3- pikëshi i parë dhe për ta ndizet dritë në fund të tunelit.
Kategoria e Dytë
Grupi A
Java e 9-të
(7-8 dhjetor 2014)
Të dielën:
Domosdova – Skrapari 3-1
Shënkolli – Erzeni 0-3
Olimpik – Partizani B 0-4
Luzi 2008 – Albpetroli 0-1
Korabi – Teuta B 1-0
Sukthi pushim
Të hënën:
Tirana – Vora (13:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. B. H. Gsh-Gp Pikë
- Korabi 8 8 0 0 14-3 24
- Erzeni 8 7 0 1 24-12 21
- Partizani B 8 6 1 1 12-1 19
- Luzi 2008 9 5 2 2 17-6 17
- Sukthi 8 3 3 2 10-7 12
- Shënkolli 9 3 2 4 15-11 11
- Vora 7 2 3 3 11-12 9
- Albpetroli 8 2 3 3 7-10 9
- Olimpik 8 2 2 4 13-14 8
- Teuta B 9 1 3 5 7-13 6
- Tirana B 7 1 2 4 11-15 5
- Skrapari 9 1 1 7 2-24 4
- Domosdova 8 1 0 7 7-22 3