AlbanianSport.com 07/03/2021 17:10
ASNN – Kur vraponi, trupi juaj i nënshtrohet një stimulimi stërvitor intensiv. Muskujt sforcohen, nyjet punojnë më fort dhe truri ngarkohet pasi duhet të përqendroheni në çdo hap. Sapo të keni mbaruar stërvitjen, fillon një fazë shumë e rëndësishme: rikuperimi. Në këtë fazë trupi juaj duhet të fitojë energjitë e humbura në mënyrë që të kaloni në nivelin tjetër të rendimentit. Por shumë prej jush bëjnë gabime pas vrapimit që janë të dëmshme për procesin e rikuperimit…
Gabimi nr. 1: Tejkaloni fazën e ngadalësimit
Nuk duhet ta përfundoni kurrë stërvitjen në mënyrë të papritur. Jepini trupit tuaj mundësinë që të qetësohet ngadalë. Kjo gjë i tregon atij se mund të fillojë menjëherë me procesin e rikuperimit.
Këshillë:
Pesë minutat e fundit të vrapimit duhet të duken kështu: zvogëloni shpejtësinë për të ngadalësuar rrahjet e zemrës. Bëni pak shkrythje. Kjo i mban muskujt fleksibël dhe parandalon dhimbjen. Lejojini vetes ca kohë për t’u çlodhur para se të përfshiheni në stresin e jetës së përditshme.
Gabimi nr. 2: Nuk rifreskoheni me ujë e lëngje
Trupi juaj mund të funksionojë në mënyrë efektive dhe të eliminojë mbeturinat metabolike (p.sh. acid laktik, i cili prodhohet pas një stërvitje intensive) siç duhet, vetëm nëse rifreskoheni pas vrapimit. Kjo është arsyeja pse duhet të pini mjaftueshëm ujë ose pije të tjera për zëvendësimin e elektroliteve brenda dy orësh pas mbarimit. Kjo do bëjë që trupi juaj të furnizohet shumë shpejtë me oksigjen dhe lëndë ushqyese për të qenë sa më fleksibël.
Mos harroni se pirja e ujit në sasinë e duhur nuk është e rëndësishme vetëm pasi vraponi, por gjatë gjithë ditës!
Gabimi nr. 3: Nuk e zëvendësoni sasinë e humbur të glikogjenit
Gjatë vrapimit, trupi juaj humbet energji, djeg kalori dhe konsumon gjithë burimet rezervë duke i dërguar ato në muskuj, tendina, ligamente dhe sistemin skeletor në mënyrë që të funksionojnë. Këto burime duhet të plotësohen sa më shpejt të jetë e mundur.
Pse? Nëse nuk i siguroni trupit tuaj energji, ju ndaloni rritjen e muskujve dhe pengoni rikuperimin, gjë që mund të çojë në dëmtime.
Gabimi nr. 4: Hani ushqime të pashëndetshme
Shumë vrapues, mbivlerësojnë sasinë e kalorive që djegin gjatë vrapimit. Njerëzit që rregullisht e shpërblejnë veten me ëmbëlsira, ushqim të skuqur apo pije energjike, rrezikojnë të konsumojnë më shumë kalori sesa ato që dogjën gjatë vrapimit. Ushqimet e pasura me yndyrë, sheqer ose alkool, jo vetëm që përmbajnë shumë kalori boshe, por gjithashtu pengojnë rikuperimin e rëndësishëm pas stërvitjes. Kjo mund të bëjë që kjo fazë të zgjasë më gjatë!
Gabimi nr. 5: Mbani veshur tekstile që kanë akumuluar djersë
Duke qenë se do të djersiteni shumë gjatë vrapimit, trupi juaj ka nevojë për veshje që ju sigurojnë ajrosje të vazhdueshme dhe nuk e lejojnë djersën të akumulohet. Përveç kësaj, materiali i duhur nuk lejon prodhimin e baktereve që do të thotë më pak aromë të pakëndshme gjatë stërvitjes. Evitoni tekstilet prej pambuku dhe mundohuni të përdorni material poliestër që mundëson avullimin e djersës.
Sigurohuni të kujdeseni për shëndetin tuaj në mënyrën më të mirë të mundshme.
Veshjet ideale për vrapim i gjeni vetëm në adidas!