AlbanianSport.com 07/03/2021 15:40
ASNN – Shqipëria e Nën-17-vjeçarëve do të fillojë të hënën një grumbullim 3 ditor me lojtarë të vitlindjeve 2005-2006, të cilët luajnë brenda dhe jashtë vendit. Trajneri Ervin Bulku do të ketë në urdhërat e tij 26 lojtarë të cilët aktivizohen në klubet shqiptare dhe 6 prej tyre vijnë nga klube jashtë.
Elementët e përzgjedhur për këtë grumbullim janë ndjekr me kujdes më parë nga stafi teknik dhe specialistët e sektorit të ekipeve kombëtare në ekipet përfaqësuese rajonale si edhe në seleksionimet që trajneri Bulku zhvilloi një javë më parë. Lojtarët do të grumbullohen në kompleksin “Tropikal” në Durrës.
Ata do t’u nënshtrohen testimeve fizike, teknike e taktike për të pasur mundësi të tregojnë cilësitë dhe aftësitë e tyre përpara stafit teknik. Ky është vetëm grumbullimi i parë për Kombëtaren e Nën-17-vjeçarëve që i është besuar trajnerit Ervin Bulku. Gjatë këtij viti janë planifikuar për tu zhvilluar disa grumbullime.
Kjo, në mënyrë që stafi teknik të ketë mundësi të ndjekë të gjithë lojtarët e talentuar që luajnë brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ditën e tretë të grumbullimit, të mërkurën më datë 10 mars 2021, në orën 11:00, kuqezinjtë do të zbresin në fushën e lojës për një ndeshje miqësore me bashkëmoshatarët e tyre të Teutës.
Lista e lojtarëve të grumbulluar: