AlbanianSport.com 05/03/2021 21:40
ASNN – Drejtori Sportiv i Vllaznisë analizon për RTSH Sport 22 javët, beson tek grupi the rikthimi tek fitoret. Të hënën, Vllaznia ndeshet me Kukësin dhe Drejtori Sportiv i shkodranëve, Matko Djarmati është i qartë për objektivat, teksa e shikon përballjen si një mundësi për të kapërcyer krizën.
Përtej ecurisë së pakënaqshme të javëve të fundit, ish-futbollisti kroat beson tek grupi i lojtarëve që trajneri Tomas Brdariç ka në dispozicion. Kriza e Vllaznisë ishte e pritshme, por nuk ishte menduar kaq e thellë apo e gjatë. Kështu ka pohuar për RTSH Sport Drejtori Sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, duke bërë analizën e 22-javëve të këtij sezonin të Kategorisë Superiore.
Edhe drejtuesi i kuqebluve e ka të vështirë të gjejë një arsye për krizën. Djarmati nuk mendon se është gabuar me përforcimet e merkatos së dimrit. Të hënën, Vllaznia ndeshet me Kukësin dhe Drejtori Sportiv i Vllaznisë është i qartë për objektivat, teksa synon vetëm fitoren.
Klikoni videon e mëposhtme për videon e intervistën e plotë: