AlbanianSport.com 05/03/2021 20:10
ASNN – Në ditët e fundit të shkurtit, Konfederata Evropiane e Volejbollit (CEV) ka zhvilluar në Luksemburg Mbledhjen e Bordit të saj të Administrimit ku janë shqyrtuar dhe marrë vendimet të rëndësishme për një numër çështjesh të së ardhmes afatmesme dhe afatgjatë të rrjetës kontinentale.
Midis këtyre vendimeve ishte edhe ngritja e grupeve të punës, ku, për herë të parë, anëtar është përzgjedhur edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Erlind Pëllumbi, i cili do të jetë pjesë e Grupit të Punës për Zhvillimin dhe Koordinimin e Federatave Rajonale (Development & Coordination of Zonal Association Working Group).
Synimet e këtij grupi pune janë të koordinojë programet e zhvillimit me qëllim rritjen dhe zhvillimin e sportit të volejbollit në nivelin bazë (grassroots), por edhe të mbështesë punën e bërë në nga Federatat Rajonale për zhvillimin e mëtejshëm të volejbollit në zonat e tyre.
Duhet theksuar se kjo është hera e parë që një drejtues i volejbollit shqiptar përfshihet në këto nivele të punës së CEV-it, ndërsa Presidenti Pëllumbi ka shërbyer edhe më parë si President i Federatës Ballkanike të Volejbollit (BVA), çka është një element shtesë në pjesëmarrjen e tij në këtë grup pune.
Grupi i Punës për Zhvillimin dhe Koordinimin e Federatave Rajonale
(Development & Coordination of Zonal Association Working Group)
Anëtari përgjegjës i Bordit: Jalil Jafarov
President: Özkan Mutlugil (TUR)
Anëtarë:
Andrii Ljopa (UKR)
Kåre MOL (NOR)
Peter Morel (DEN)
Erlind Pellumbi (ALB)
Nicolas Sauerbrey (FRA)
Gary Stewart (IRL)
Magnus Tausen (FAR)
Igor Vusurovic (MNE)