AlbanianSport.com 04/03/2021 19:55
ASNN – Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen e të mërkurës me skuadrën e tij Velje, BK, në nivelin më të lartë të kampionatoit të futbollit në Danimarkë.
Futbollisti shqiptar realizoi gol në minutën e 67-të të takimit, pas një gjuajtjeje nga jashtë zone, duke i dhuruar edhe barazimin e përkohshëm skuadrës së tij në sfidën e luajtur në fushë të huaj kundër Kopenhagenit.
Pavarësisht se skuadra e tij nuk ia doli të merrte pikë, duke u mundur 2-1, Ramadani ka marrë vlerësimet maksimale nga specialistët e futbollit, duke qenë një nga më të mirët në fushë.
Një tjetër lajm i mirë ky për Kombëtaren, teksa Ramadani duket në formë para ndeshjeve zyrtare të muajit mars dhe mund ta ndihmojë Shqipërinë ta nisë me këmbën e mbarë aventurën e Botërorit 2022.