AlbanianSport.com 03/03/2021 23:55
ASNN – Barcelona përmbys në shtesë Seviljen, fiton 3-0, të enjten Levante-Bilbao, në RTSH Sport. Kupa e Spanjës, një tjetër ekskluzivitet i spikatura sportiv i Rrjetit të Radio-Televizionit Shqiptar ka njohur të mërkurën finalisten e saj të parë dhe ajo është Barcelona, e cila është gjithashtu edhe skuadra që e ka fituar më shumë herë këtë trofe.
Katalanët kanë kapërcyer atë humbje 0-2 në pësuar në fushën e Seviljes në ndeshjen e parë, duke fituar me rezultatin 3-0, por vetëm pas kohëve shtesë, në takimin që erdhi drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport. Në fakt, Barcelona e gjeti golin pas vetëm 12 minutash lojë, me anë të Dembelesë. Me këtë epërsi minimale të vendasve do të mbyllen 45 minutat e para, por Barcelona do të vuajë.
Së pari kur Sevilja do të fitojë dhe do të shkojë dëm një 11-metërsh në të 73-tën, por edhe deri në minutën e fundit të shtesës së kohës së rregullt, për të gjetur golin që do ta çojë ndeshjen në dy pjesët shtesë nga 15 minuta secila. Dhe në pjesën e parë shtesë katalanët do të gjejnë edhe golin e 3-të, gol që do të sigurojë kualifikimin e Barcelonës në finale.
Aty ku katalanët do të përballen me fituesen e çiftit Levante-Atletik i Bilbaos, që luajnë të enjten në mbrëmje ndeshjen e kthimit, që gjithashtu do të sillet për sportdashësit drejtpërdrejt në RTSH Sport, duke nisur nga ora 21:00. Dueli i parë në Bilbao është mbyllur në barazim 1-1.