AlbanianSport.com 03/03/2021 19:55
ASNN – Pas humbjes 0-1 të pësuar përballë Teutës në Stadiumin “Niko Dovana”, trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç është shfaqur i pakënaqur me skuadrën e tij, duke analizuar këtë disfatë dhe formën e dobët që po përjeton skuadra shkodrane, por edhe me sjelljen teatrore të kundërshtarit. “Sot e humbëm ndeshjen 1-0, bëmë vetëm një gabim dhe u ndëshkuam nga një pasim i gabuar, – ka deklaruar ai. Pjesa e parë ishte një ndeshje e barabartë, në pjesën e dytë kishim më shumë kontroll.”
“Ky është momenti më i pafat për të gjetur portën, – ka vijuar ai. – Pas ndeshjes, ju mund ta analizoni si të dëshironi sfidën. Ne ndryshuam gjithçka pjesën e dytë, dhe ne nuk patëm fat, sepse goditëm dhe shtyllën horizontale. Duhet ta pranojmë dhe të punojmë, dhe lojtarëve t’i rikthejmë besimin. Sjelljen teatrale të kundërshtarëve nuk e kam parë kaq sa sot dhe për mua nuk ishte e ndershme. Ne kemi jashtë Markun, Isaevskin të cilët nuk ishin me ne sot, ne jemi i japim besimin lojtarëve.”
“Vetëm fati na mungoi, por jam shumë i mërzitur për ndeshjen. 45 minutat e dyta ne kemi luajtur në sulm, Teuta vetëm mbronte dhe u përpoq shumë për të mbrojtur rezultatin, – ka theksuar gjermani i stolit shkodran. – Duhet t’u japim besim lojtarëve për ndeshjen pasardhëse. Në këtë periudhë të kampionatit ne kemi shumë çështje për të zgjidhur. Ne nuk kemi mundësi t’i godasim ato raste, ne i analizojmë çdo ndeshje por pastaj i takon lojtarëve ta bëjnë në fushën e lojës.
“Duhet t’i pranojnë kritikat, por pas ndeshjes ne duhet ti tregojmë një fytyrë tjetër. Nëse bëjmë një gabim, kundërsshtari na godet direkt, duhet t’i tregojmë se lojtarët tanë duhet të godasin në portë”, – ka përfunduar trajneri i Vllaznisë, Tomas Brdariç.