Luhet java e 22-të, Teuta ndal Vllazninë, përfiton Laçi, por jo Partizani

Share Button

AlbanianSport.com 03/03/2021 18:35

ASNN – Janë luajtur të mërkurën të gjitha takimet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, e cila ka dhuruar një numër rezultatesh interesante, teksa kreu është ngjeshur dhe 4 ekipet e para i ndajnë vetëm dy pikë. Kështu, Teuta triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-0 falë supergolit të realizuar nga Dejvi Bregu në minutën e 25-të. Një fitore minimale, por e vyer për durrsakët që ngjiten në vendin e dytë me pikë të barabarta me Laçin, vetëm një pikë më pak se Vllaznia kryesuese, që duket se janë zhytur në krizë rezultatesh, nga e cila nuk po dalin dot.

Vlen të theksohet fakti se shkodranët iu afruan shumë pranë barazimit në minutat e fundit, ku Ardit Hoxhaj tronditi shtyllën horizontale të portës durrsake, pas një goditjeje dënimi. “Djemtë e Detit” të drejtuar nga Edi Martini, arritën të menaxhonin mjaft mirë epërsinë e golit në pjesën e parë, duke e bërë tepër enigmatike luftën për vendin e parë. Ka përfituar më së miri Laçi, që ka arritur të triumfojë ndaj Kukësit me rezultatin 2-1 në takimin e zhvilluar në Stadiumin “Elbasan Arena”. Kurbinasit arrijnë të ruajnë vazhdën e rezultateve pozitive teksa në 7 ndeshje kanë korrur 6 fitore dhe 1 barazim.

Musta e kaloi Laçin në epërsi në minutën e 4-t dhe pjesa e parë u mbyll me këtë epërsi minimale të miqve. Më pas baraspesha u rikthye me anë të Ezesë me një supergol në minutën e 58-të dhe goli i fitores për Laçin erdhi nga 11-metërshi me polemika ku i saktë u tregua Lushkja. Me këtë triumf Laçi renditet në vendin e 3-të, në kuotën e 40 pikëve po aq sa Partizani i vendit të dytë, ndërsa Kukësi renditet në vendin e 6-të, në kuotën e 30 pikëve. Ndërkaq, sfida e pasdites midis Apolonisë dhe Partizanit është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1.

Ishin fierakët që kaluan të parët në avantazh, falë një autogoli të Esin Hakajt në minutën e 24-t. Që pas pësimit të golit, skuadra e Partizanit shtyu përpara në kërkim të përmbysjes. Por, të kuqtë kryeqytetas u ndaluan shumë herë në mënyrë spektakolare nga portieri i Apolonisë, Harizaj. Gardiani 22-vjeçar kreu disa pritje shpëtimtare për skuadrën e tij, duke e mbajtur rezultatin 1-0 në favor të skuadrës së tij. Megjithatë, Partizani arriti të gjejë rrjetën në minutën e 76-të, me anë të sulmuesit brazilian, Lukas Kardozo.

Në minutat e mbetura, të kuqtë kishin dhe disa mundësi të tjera për të shënuar sërish, por pas vërshëllimes finale të gjyqtarit Andi Koçi, skuadrat u ndalën në barazim 1-1. Rivalja tjetër kryeqytetase, Tirana, ka mposhtur Bylisin me rezultatin 2-0 në sfidën e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore, të zhvilluar në Stadiumin “Selman Stërmasi”. Një fitore e artë kjo për kampionët në fuqi, të cilët iu falën golave të mbrojtësit Behiraçe, në minutën e 41-të, dhe Ismailgecit, në të 75-ën. Kjo ishte fitorja e dytë radhazi në kampionati për skuadrën e Orges Shehit.

Një fitore që i dha fund “makthit” të barazimeve në 3 sfidat e fundit mes këtyre dy skuadrave. Me këtë triumf, Tirana ngjitet në kuotën e 32 pikëve, teksa ka hedhur vështrimin nga zona e Kupave të Evropës. Në sfidën e radhës, bardheblutë do të jenë mysafirë në Kamëz ndaj Kastriotit. Ndërkohë, Bylisi pas dy fitoresh radhazi është rikthyer te rezultatet negative, teksa mban vendin e 8-të me 18 pikë. Në takimin e javës së 23-të, ballshiotët do të presin Teutën. Edhe Kastrioti ka regjistruar një fitore shumë të rëndësishme ditën e sotme, teksa ka mposhtur minimalisht Skënderbeun në Korçë.

Pjesa e parë ishte e barabartë për të dyja skuadrat, të cilat tentuan disa herë të shënonin, por pa ia dalë të bëjnë raste konkrete. Pjesa e dytë ishte më ndryshe, teksa krutanët ia dolën të shënonin golin e epërsisë dhe të vetmin e ndeshjes, në minutën e 51-të, ku De Silva shfrytëzon në maksimum një krosim të Nezirit nga e djathta, për të dërguar topin në rrjetë me kokë. Pas kësaj, korçarët u munduan të reagonin, por pa ia dalë dot, pasi skuadra e Ndreut ishte e vendosur mirë në prapavijë. Kastrioti shkon kështu në kuotën e 28 pikëve dhe thuajse e ka siguruar mbijetesën.

Ndonëse ka edhe shumë ndeshje në vijim, Skënderbeu fundoset në fund me 13 pikë, 2 më pak se Apolonia e vendit të parafundit dhe 5 pikë më pak se Bylisi i vendit të 8-të.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh