ULTRABOOST 21, atletja më e mirë e vrapimit, e krijuar ndonjëherë

Share Button

AlbanianSport.com 02/03/2021 21:55

ASNN – Realizuar në vitin 2013, teknologjia “Boost” nga “adidas” solli revolucionin më të rëndësishëm në industrinë e atleteve sportive. Ndërsa kompanitë e tjera i qëndruan besnike shollës “EVA”, ishte “adidas” marka që bëri dallimin. “Sa më shumë energji të jepni, aq më shumë energji do të merrni mbrapsht”, ishte slogani i shollës “Boost”, dhe nuk kaloi shumë kohë deri në momentin që ky slogan të bëhej i prekshëm nga të gjithë.

Në vitin 2014, atleti Dennis Kipruto Kimeto fitoi vendin e parë në maratonën e zhvilluar në Berlin, me mbështetjen e pakrahasueshme të shollës “Boost”, një provë e vërtetë mbi rendimentin e lartë të teknologjisë më të re. Sot, 7 vite më pas, “adidas” vazhdon të na dhurojë të papritura, duke e dërguar teknologjinë “Boost” në një tjetër nivel. Dizenjur për t’u dhuruar vrapuesëve maksimumin e kthimit të energjisë gjatë vrapimit, “ULTRABOOST 21” është fjala e fundit e teknologjisë në botën e rezultateve sportive.

Versioni i ri përmban 6% më shumë kapsula “Boost” sesa versioni i mëparshëm, “ULTRABOOST 20”, duke ofruar më shumë qëndrueshmëri, më shumë komoditet dhe shumë më shumë mbështetje. Një sasi më e lartë “Boost”-i redukton në mënyrë të ndjeshme ndikimin e goditjeve dhe rikthen një sasi më të madhe energjie në trupin e atletit. Përveç kësaj, një tjetër inovacion që shoqëron modelin “ULTRABOOST 21” është teknologjia LEP Torsion që do të thotë Përdredhja e Shtysës Lineare të Energjisë” (Linear Energy Push).

Versioni i rimodeluar i teknologjisë “Torsion”, i aplikuar në gjeneratat e mëparshme, ofron më shumë fleksibilitet duke i bërë hapat e atletit të pagabueshme. Duke mos u mjaftuar vetëm me inovacionin në rendiment, përmes realizimit të “ULTRABOOST 21”, “adidas” vazhdon të lërë gjurmët e saj në nismën globale drejt një planeti më të shëndetshëm. Materiali “PRIMEBLUE” i përdorur në pjesën e sipërme është krijuar nga të paktën 50% plastikë e ricikluar, e mbledhur nga oqeanet dhe komunitetet e largëta bregdetare, duke reduktuar kështu mbetjet e dëmshme në planetin tonë.

Pjesa e sipërme “PRIMEKNIT+” është shumë ekzakte, shumë e lehtë dhe ofron një suport maksimal gjatë përshkimit të distancave të largëta dhe devijimeve në pistën e vrapimit. “adidas” ka besuar gjithmonë se përmes sportit, kemi fuqinë të ndryshojmë jetën dhe “ULTRABOOST 21” tregon pikërisht angazhimin e markës për të sjellë energji dhe për t’i nxitur njerëzit të ndërmarrin nisma pozitive drejt një stili jetese më të shëndetshëm.

Duke krijuar ULTRABOOST 21, adidas ka krijuar atleten më të mirë të vrapit të veshur ndonjëherë. Një përfaqësues ideal i komoditetit dhe energjisë së pafundme.

|ULTRABOOST 21, ndjeni energjinë|

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

“Bursa” e lojtarëve, aty ku Çekia “fiton” ndaj kuqezinjve të Silvinjos

AlbanianSport.com 15/11/2024 15:30 ASNN – Kristjan Asllani spikat te kuqezinjtë, mësoni vlerat e lojtarëve

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh