AlbanianSport.com 02/03/2021 14:35
ASNN – Bregdetarët përballen të mërkurën në Durrës me kryesuesene renditjes. Të mërkurën luhen të gjitha takimet e javës së 22-të të Kategorisë Superiore, nga të cilat 3 do të luhen duke nisur nga ora 13:00, ndërsa dy të tjerat duke nisur nga ora 16:00. Natyrisht, takimi më i spikatur është ai që do të luhet në Stadiumi “Niko Dovana” të Durrësit, midis Vllaznisë dhe Teutës.
Durrsakët vijnë pas atij barazimi 2-2 me të cilin u detyruan të kënaqeshin në fundjavë në përballjen me Kukësin në shtëpi. Ky rezultat u hoqi durrsakëve mundësinë t’i afroheshin edhe më tepër shkodranëve kryesues. Duket se ky rezultat, por edhe pesha e përballjes me kryesuesen e renditjes në një fazë kaq vendimtare të sezonit, teksa vetëm 4 pikë i ndajnë 4 ekipet e para nga njëri-tjetri, ka bërë që drejtuesit e Teutës të zgjedhin të heshtin para ndeshjes me Vllazninë.
Pra durrsakët kanë zgjedhur heshtjen për shtyp, ndryshe nga ç’kishin bërë deri më tani në kampionat, kur para mediave kishte dalë trajneri dhe një lojtar. Teuta do ta presë Vllazninë në Durrës pa Erando Karabecin të pezulluar me kartonë, ndërsa për trajnerin Edi Martini lajmi i mirë është rikthimi i Kuros, pikërisht nga mungesa me katër të verdhë.
Barazimi me Kukësin erdhi pas një vazhde prej 3 fitoresh radhazi të durrsakëve, ndërsa Vllaznia vjen pas një vazhde luhatjesh të mëdha, teksa në 6 ndeshjet e fundit ka marrë vetëm një fitore, 3 barazime, ndërsa ka pësuar edhe dy humbje dhe epërsia prej 9 pikësh në krye të renditjes është ngushtuar në vetëm. Por shkodranët e kanë fituar 1-0 përballjen e fundit, atë të 8 janarit të këtij në Shkodër, ndërsa përballja e parë, ajo e fundnëntorit në Durrës, ishte mbyllur në barazim 0-0.