AlbanianSport.com 01/03/2021 19:25
ASNN – Shqipëria e Nën-15-vjeçarëve ka filluar të hënën grumbullimin 3-ditor në Kompleksin “Tropikal” në Durrës. Trajneri Armand Dama ka grumbulluar 23 lojtarë nga kampionati vendas, elementë të cilët janë ndjekur me kujdes në turnetë e përfaqësueseve rajonale të Nën-13 dhe Nën-14-vjeçarpve që organizohen çdo vit nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Në këtë grumbullim të parë trajneri Dama nuk ka pasur mundësi të shikojë nga afër elementë cilësorë që luajnë jashtë vendit, për shkak të kufizimeve të krijuara nga pandemia. Kuqezinjtë përveç stërvitjeve që po zhvillojnë në Durrës, do të luajnë dhe një ndeshje miqësore me Nën-15-vjeçarët e Teutës, ndeshje që do t’i japë trajnerit Dama mundësinë të provojë të gjithë lojtarët.
Lista e Kombëtares së Nën-15-vjeçarëve ka pësuar një ndryshim, me Etem Xhemalin që nuk është grumbulluar për shkak të problemeve shëndetësore dhe në vend të tij është grumbulluar Epaminonda Kristidhi.