Tërmet tek Barcelona, arrestohet edhe ish-presidenti Bartomeu

Share Button

AlbanianSport.com 01/03/2021 18:40

ASNN – Policia e Katalonjës ka mësyrë në mëngjesin e të hënës në zyrat e klubit të Barcelonës, si pjesë e hetimit të “Barçagejt”. Drejtuesit e klubit katalanas po hetohen për korrupsion. Ky është kontrolli i 5-të i kryer deri tani në zyrat e klubit të Barcelonës. Sipas gjyqtares së çështjes, policia ende po mbledh informacione dhe pritet të ketë arrestime. Një tërmet i vërtetë tek Barcelona. Ish-presidenti i Barcelonës, Josep María Bartomeu, është arrestuar nga policia e Katalonjës, i akuzuar për korrupsion, në lidhje me “Barçagejt”.

Së bashku me ish-presidentin e skuadrës katalanase, në polici janë shoqëruar edhe dy drejtorë të tjerë, Óskar Grau, Drejtor i Përgjithshëm, dhe Román Gómez Ponti, drejtor i shërbimeve ligjore si dhe Haume Masferrer, këshilltar i ish-presidentit. Bartomeu është arrestuar në shtëpinë e tij. Policia e Katalonjës ka hyrë në zyrat e Barçës këtë të hënë në mëngjes për të kryer kontrollin e radhës, në kuadër të hetimit “Barçagejt”. Bordi drejtues i Barcelonës, i kryesuar nga Bartomeu, është nën hetim, pasi aty janë gjetur llogari të dyshimta.

Llogari dhe pagesa të cilat mund të jenë bërë për prishur imazhin e ish-drejtuesve, ish-lojtarëve dhe lojtarëve aktualë të ekipit të parë të Barçës. Janë dy linja nën hetim: administrimi i padrejtë dhe korrupsioni midis individëve. Më 16 shkurt 2021, gjykatësja hetuese e çështjes, kishte vendosur që procedurat paraprake duhet të vazhdonin të kryheshin në fshehtësi, për të shmangur dëmtimin e linjave të mundshme të hetimit. Në shtator të vitit 2020, gjykata kishte arritur në përfundimin se kishte “prova të korrupsionit” në këtë çështje.

Barça e ndau pagesën për “i3 Ventures” në fatura të manipuluara prej më pak se 200,000 euro për të anashkaluar kontrollet e transparencës në klub. Barcelona kontraktoi madje një auditim, i cili  e përjashtoi faktin që klubi kishte urdhëruar krijimin e llogarive të dyshuara. Në atë kohë u pushua nga puna drejtuesja e bordit të Barçës dhe 6 anëtarë të tij. Policia vendase kishte shkuar në “Camp Nou” në korrik 2020 për të mbledhur informacione në lidhje me çështjen. Ajo kërkoi dokumentacion mbi kontratat me “i3 Ventures”, faturat e paguara e çdo gjë tjetër mbi personat me të cilët punon klubi.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

FSHF / Seminari i së Drejtës Sportive, Duka: Futbolli, një fenomen global

AlbanianSport.com 15/03/2024 22:10 ASNN – Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) organizon Seminarin

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh