AlbanianSport.com 07.12.2014 15:20
ASNN – Edhe niveli i dytë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Kategoria e Parë, ka luajtur ndeshjet e javës së 5-të, duke dëshmuar se, si rrallëherë, po karakterizohet nga një luftë e fortë sportive dhe nga një konkurrencë e madhe.
Kjo është dëshmuar edhe këtë javë, ku Teuta kryesuese është mundur në kryeqytet nga Studenti i trajnerit të ri, Henri Moja, me rezultatin 59-64, ndërsa Elbasani ka fituar në fushën e vet ndaj Skënderbeut, me rezultatin 81-54.
Ndeshja e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani” është dominuar plotësisht nga skuadra e drejtuar nga trajneri Arben Xhyra, e cila i ka fituar të katër pjesët e lojës, përkatësisht 19-8, 23-19, 21-13 dhe 18-14 dhe gjithë ndeshjen 81-54.
Pas 5 javëve të para, janë 3 skuadra, Teuta, Studenti dhe Elbasani, që kanë nga 8 pikë secila dhe i ndan vetëm pikëaverazhi, ndërsa Skënderbeu i vendit të fundit, është vetëm dy pikë prapa.
ELBASANI – SKËNDERBEU 81-54
(19-8, 23-19, 21-13, 18-14)
ELBASANI: A. Çela, Biçoku, Musta, Mata, Koçiasi / Guxha, Çarhoshi, Skëndaj, Leka, Balliu, Uruçi, F. Çela. Trajner: A. Xhyra
SKËNDERBEU: Zguro, Bajram, Thanas, Habib, Topi / Duçi, Shehi, Nika, Gërmeli, Prodani, Stoçeni. Trajner: I. Nika
GJYQTARË: E. Hoxhaj (Vlorë), G. Basho (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Kategoria e Parë
Java e 5-të
(6 dhjetor 2014)
Elbasani – Skënderbeu 81-54
Studenti – Teuta 64-59
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Teuta 5 3 2 360-320 8
- Studenti 5 3 2 332-320 8
- Elbasani 5 3 2 333-340 8
- Skënderbeu 5 1 4 300-343 6