AlbanianSport.com 27/02/2021 20:25
ASNN – Është luajtur edhe ndeshja e fundit e javës së 21-të të Kategorisë Superiore dhe Partizani e Laçi ishin të motivuar maksimalisht nga humbja e Vllaznisë në Shkodër dhe dhuruan spektakël në fushën e blertë, por arritur dot të nxjerrin një fitues. Një duel që u mbyll në barazim 1-1 dhe tashmë “Demat e kuq” numërojnë 3 pikë më pak se kuqeblutë, kurse Laçi e Teuta ndjekin nga pas. Një ndeshje plot emocione, ku shenjë lanë Çinari dhe Harmon me golat e tyre.
Kurbinasit ishin kërkues që në fillim dhe rrezikuan me Xhixhën dhe Harmon, por portieri Alban Hoxha nuk u ndëshkua prej tyre. Hakaj i Partizanit dha një sinjal, kurse në minutat shtesë të pjesës së parë befasoi kurbinasit Erald Çinari. Sulmuesi, brenda zonës, goditi me saktësi dhe e çoi topin në rrjetë. Minutat e para të pjesës së dytë Partizani u pa i vendosur mirë dhe u mundua të mos lnte hapësira, por Laçi sidoqoftë reagoi dhe ia doli të barazonte me anë të Harmonit.
Liberiani ndëshkoi Hoxhën me një goditje me kokë. Në vazhdim Regi Lushkja rrezikoi portën e Partizanit, kurse nga ana tjetër Jasir Asani vuri në vështirësi portierin Alen Sherri. Por nuk pati më gola dhe takimi u mbyll me shifrat 1-1. Në takimet e luajtura më herët, Tirana, me mungesa në këtë ndeshje, ka arritur të dhurojnë të papriturën në Shkodër, duke kapërcyer pësimin e një goli të shpejt dhe duke fituar me rezultatin 2-1 ndaj Vllaznisë.
Në një orar me këtë duel janë luajtur edhe dy “finale” të tjera, ato për mbijetesën në nivelin më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Futbollit. Ndërkaq, Bylisi ka pritur Skënderbeun, duke fituar 1-0 dhe duke marrë 3 pikët që janë shumë të rëndësishme për ballshiotët, sikurse do të ishin edhe për Kastriotin që është ndeshur me Apoloninë në Kamëz. Krutanët me një fitore do të ishin mjaft të qetë në vazhdim, por nuk ka ndodhur kështu, sepse përballja me fierakët është mbyllur me rrjeta të paprekura.