AlbanianSport.com 27/02/2021 17:25
ASNN – Shumica prej nesh nuk janë të huaj me pengesat në jetë, veçanërisht duke pasur parasysh sfidat me të cilat jemi përballur vitin e kaluar. Por pengesat nuk duhet të nënkuptojnë kurrsesi të hiqni dorë. Nga atletët e rinj apo lojtarët profesionistë, dhe deri tek studentët apo personat e angazhuar në punë, aplikimi i një mëndësie prej atletiti mund të jetë çelësi për të gjetur rrugën e duhur drejtë suksesit.
“Një shigjetë mund të gjuhet vetëm duke e tërhequr atë për mbrapa, – thotë një shprehje. – Kështu, kur jeta të jetë duke j’u dërguar mbrapa, do të thotë që diçka e mirë do të ndodh së shpejti.” Më poshtë gjeni tre mënyra sesi pengesat mund t’ju çojnë përpara:
Pengesat mund t’ju bëjnë të vendosni qëllime të reja dhe nxisin motivimin tuaj
Për Xhef Okudah, 22-vjeçari që po spikat në futbollin amerikan (NFL), humbja e nënës nga limfoma ndikoi thellësisht në jetën e tij, por të menduarit për të e kujton të mos heqë dorë kur gjërat vështirësohen, përkundrazi të luftojë akoma më fort. Kur përballet me pengesa, qasja e tij është: “Vazhdoni të ecni përpara. Vendosni një hap para tjetrit dhe vazhdoni të ecni.”
Pengesat vënë në provë durimin tuaj
Të gjithë rrëzohemi, por ngritja lart është shfaqja e vërtetë e forcës. Durimi është aftësia për të qëndruar i sigurt përballë situatave të pasigurta, edhe pse ndonjëherë rezultati nuk është ai pozitivi për të cilin kishit shpresuar. Për të parë se çfarë është në gjendje të bëjë durimi, shikoni historinë e Karol Rivit, një vrapuese e zjarrtë në të 50-at e saj. Pavarësisht se ditën e parë të trajnimit në qendrën e kujdesit fizik EXOS, ecja e saj ishte gati një zvarritje, falë punës së vazhdueshme dhe dedikimit, ajo ka marrë pjesë në mbi 100 maratona që prej asaj dite.
Pengesat ju lejojnë të udhëzoni të tjerët
Kur Rej Uells u diagnostikua me sëmundjen e Parkinsonit, iu desh të hiqte dorë nga shumë gjëra, por kjo sfidë nuk e pengoi. Ai luftoi dhe ishte në gjendje t’i kthehej pasionit të tij për artet marciale, madje edhe më tepër, ai tani po drejton klasa ushtrimesh për të tjerët me këtë sëmundje. “Për mua, arsyeja kryesore e pothuajse çdo dite është të shkoj në klasat e mia”, – thotë ai.
Kur përballeni me një sfidë, asgjë nuk është më e fuqishme sesa të keni dikë afër, dikë që ka qenë më herët në vendin tuaj. Ky nivel i ndjeshmërisë dhe mirëkuptimit ndodh vetëm përmes përvojës së vërtetë të jetës.
Sfida juaj është historia juaj, tregojeni me krenari. Gati për sfidën e radhës?