Formula 1 / 386 milionë $ humbje në 2020-ën prej epidemisë së “Covid-19”

Share Button

AlbanianSport.com 27/02/2021 15:10

ASNN – Formula 1 ka pësuar humbje të mëdha financiare gjatë vitit 2020. Mungesa e spektatorëve, ndryshimet e orareve të garave, si dhe numri i pakët i tyre, përgjatë vitit të kaluar, bënë që kompania që e organizon atë, “Liberty Media”, të pësonte 386 milionë dollarë humbje. Të ardhurat e Formula 1, në 2020-ën ranë me 44%, në krahasim me 2019-ën. Me pak fjalë, Formula 1 shënoi një humbje të madhe në vitin 2020 pasi epidemia e Covid-19-ës, që shpërtheu në nivel global, ndikoi në kalendar dhe që garat zhvilloheshin pa spektatorë.

Bëhet fjalë për një humbje prej 386 milionë dollarësh për sezonin 2020. Rezultatet financiare të vitit të plotë të “Liberty Media”, të cilat u publikuan në faqen e saj, zbulojnë se të ardhurat e F1 ranë me 44%, me një humbje totale prej 386 milionë dollarë, krahasuar me vitin e kaluar. Të ardhurat e përgjithshme ishin nga 2,022 milionë dollarë në 2019, në 1,145 milionë sezonin e kaluar, ndërsa fitimi modest prej 17 milionë dollarësh në 2019-ën, u kthye në një humbje operative prej 386 milion dollarë, pasi kjo shumë u shpërnda për ekipet pjesëmarrëse.

Pagesat totale të ndara midis 10 ekipeve ranë nga 1,012 milionë dollarë në 2019-ën, në vetëm 711 milionë dollarë në 2020-ën. “Liberty Media” shpjegoi kështu këtë fakt: “Pagesat ekipore u zvogëluan gjatë gjithë vitit, të nxitur nga tkurrja e të ardhurave në Formula 1 dhe ndikimi i tyre në llogaritjen e elementeve të ndryshëm të pagesave të ekipit. Pagesat ekipore në vitin 2020 përfshinin tarifat, të cilat ishin nënshkruan në marrëveshjen e “Konkordit 2021”.” Një mugesë të ardhurash u vu re edhe nga mos pagesat e tarifave përkatëse nga shumë vende organizatore garash.

Kjo bëri që të ardhurat të uleshin me 12%, nga 30% që ishin në 2019. Edhe për këtë fakt, “Liberty Media” sqaron: “Të ardhurat nga promovimi i garës u ulën pasi tifozët u ndaluan të merrnin pjesë në të gjitha garat, përveç 3 prej tyre, gjë që çoi në ndryshime të kushteve kontraktuale të garave të planifikuara fillimisht që mbetën në kalendarin e vitit 2020, me të ardhura të kufizuara të gjeneruara nga garat e zëvendësuese.” Vetëm të ardhurat nga transmetimi televiziv përbënë një përqindje më të madhe të totalit të të ardhurave primare, nga 38%, në 55%. Edhe pjesa e të ardhurave nga reklamat dhe sponsorizimet në totalin e të ardhurave primare u rrit pak, nga 15%, në 17%.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

(Video) Kombëtarja / Arlind Ajeti: Besoj se mund t’ia dalim ndaj Çekisë

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:00 ASNN – Mbrojtësi i Kombëtares, Arlind Ajeti ishte të premten

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh