AlbanianSport.com 25/02/2021 20:55
ASNN – Pas Totenhemit të mërkurën, njihen edhe 7 skuadra të tjera që shkojnë në 16-she. Pasi Totenhemi është bërë të martën skuadra e parë që siguron vendin në turin e 16-shes së Ligës së Evropës, të mërkurën janë njohur fillimisht edhe 7 skuadra të tjera, që kanë dalë nga përballjet që nisën të luhen në ora 19:00. Kështu, Ajaksi e ka përsëritur edhe në Holandë atë fitore 2-1 të arritur javën e shkuar në Francë ndaj Lilës, duke i mundur galët me të njëjtat shifra dhe duke u kualifikuar për më tej.
Kështu ka bërë edhe Shahtjori i Donjeckut, që i ka shtuar fitores 2-0 në Izrael në ndeshjen e parë, një fitore minimale në Kiev në ndeshjen e kthimit. Por nuk ka arritur Napoli ta përmbysë atë humbje 0-2 që pati pësuar në Spanjë, duke luftuar deri në fund në shtëpi e duke fituar 2-1, por kjo nuk i ka mjaftuar, pasi është Granada që vijon më tepër në turin e 16-shes.
Ndërkaq, Molde ka shtangur Hofenhaimin, duke e mundur 2-0 në Gjermani e duke u kualifikuar për më tej, pasi ndeshja e parë në Norvegji ishte mbyllur në barazim 3-3. Nuk ka patur të tilla probleme Vijareali, teksa ka fituar 2-1 në Spanjë të enjten, duke ia shtuar atë asaj fitoreje 2-1 që kishte arritur në Austri në ndeshjen e parë përballë Salzburgut.
Po kështu nuk është kursye në shtëpi as Gllasgou Rejnxhërs, që pasi kishte fituar 4-3 në Belgjikë, ka vijuar të fitore edhe më thellë, 5-2 në Skoci ndaj Antverpit, dhe është kualifikuar për më tej në turin tjetër. Atje ku është kualifikuar edhe Arsenali, që, pas atij barazimi 1-1 që pati marrë në Portugali përballë Benfikës në ndeshjen e parë, por ka vijuar të fitojë me përmbysje, 3-2 në ndeshjen e kthimit, të luajtur në Greqi për shkak të kufizimeve të udhëtimit të skuadrave angleze.