Tajgër Uds kapërcen ndërhyrjen kirurgjikale, policia sqaron aksidentin

Share Button

AlbanianSport.com 24/02/2021 19:25

ASNN – Tajgër Uds e ka kaluar vetëm me një operim në këmbën e djathtë, pasojën e aksidentit të rëndë, ndërsa po drejtonte makinën e tij. Ai është përplasur me një bordurë dhe një pemë, e makina e tij është rrokullisur disa herë. Fatmirësisht, jetën e tij e kanë shpëtuar pajisjet mbrojtëse të makinës. Tiger Uds është i ndërgjegjshëm, është aktiv dhe po e merr veten në dhomën e tij të spitalit, pas ndërhyrjes në këmbë, si pasojë e një aksidenti me makinë në Los Anxheles.

Lajmi është publikuar në rrjetet sociale nga stafi i tij. Nga aksidenti, golfisti amerikan, ka pësuar thyerje në këmbën e e djathtë. Ndaj i është dashur ndërhyrje kirurgjikale e quajtur ndryshe në gjuhën mjekësore, “proçedurë e gjatë kirurgjikale”. Sipas mjekëve, Uds ka pësuar thyerje në kërci dhe në pjesën e gjurit të djathtë, në disa pika, madje është dashur vendosja e disa vidave në kyçin e këmbës. Ndërkohë pas hetimeve të para nga policia dalin edhe detajet e para nga aksidenti.

“Tajgëri  e kishte vendosur rripin e sigurisë, e kjo gjë i ka shpëtuar jetën. Gjithashtu, “airbeg”-u është hapur dhe pjesët e tjera mbrojtëse të makinës kanë funksionuar, përndryshe do të ishte me siguri një aksident me pasojë vdekjen”, – ka shpjeguar policia në komunikatën e saj. Uds ishte vetëm në makinë, e në aksident nuk janë përfshirë automjete të tjera. Pasi e kanë nxjerrë nga makina ndihma e shpejtë, e ka dërguar menjëherë në spital ku i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në këmbën e djathtë.

Në pjesën tjetër të komunikatës së policisë shkruhej: “Uds po drejtonte makinën me një shpejtësi përtej normales, në momentin e aksidentit. Makina ka goditur një bordurë dhe një pemë”. Policia nuk ka gjetur prova për shkakun e përplasjes së makinës. “Automjeti është rrokullisur disa herë. Rruga në atë pikë është në tatëpjetë dhe ka disa kthesa, ajo zonë ka një frekuencë të lartë aksidentesh”, – shkruhej në komunikatën e policisë.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

FSHF / “Trego talentin tënd”: Nëntori, afati i fundit për të aplikuar

AlbanianSport.com 14/11/2024 13:55 ASNN – “Trego talentin tënd”, përzgjedhjet me futbollistët e vitlindjes

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh