Nën-19-vjeçarët / Trajneri Cungu: I japim mundësinë çdo lojtari të vlefshëm

Share Button

AlbanianSport.com 23/02/2021 21:00

ASNN – Trajneri i Kombëtares së Nën-19-vjeçarëve, Armando Cungu, pati mundësinë të testonte të gjithë lojtarët e grumbulluar në test, që u zhvillua në Kompleksin “Internacional” në Pezë-Helmës të Tiranës. Miqësorja e së martës përfundoi me fitoren 2-0 të Partizanit B dhe, në prononcimin e dhënë për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), trajneri Cungu fillimisht falënderoi drejtuesit e federatës për besimin që i kanë dhënë dhe u shpreh optimist për të ardhmen e ekipeve kombëtare si edhe për cilësinë e prurjeve të reja.

“Unë besoj se detyra e trajnerit të ekipit kombëtar e Nën-19-vjeçarëve është një post që nderon çdo trajner shqiptar, – ka deklaruar ai. – Mendoj se është një arritje kulminante në karrierën e një trajneri. Të jesh trajneri i njërës prej përfaqësueseve shqiptare është një ëndërr për çdo trajner, kështu që gjej rastin edhe të falënderoj drejtuesit e FSHF-së, të cilët më besuan në këtë post. Sigurisht që kënaqësia është e madhe t’i shërbej edhe unë sadopak elementeve të ekipeve kombëtare shqiptare për të bërë një Kombëtare të madhe edhe më të mirë, edhe më të suksesshme, sepse realisht nuk mungojnë edhe djemtë, edhe talentet në futbollin shqiptar.”

Më tej, trajneri kuqezi theksoi se këto grumbullime janë një mundësi e mirë për të vëzhguar nga afër lojtarët e perspektivës, qoftë ata që luajnë jashtë vendit, qoftë dhe talentet e kampionatit shqiptar. “Grumbullimet janë gjithmonë të vlefshme, bëhen për një arsye sepse ne jemi në fazën e vëzhgimit të lojtarëve dhe këto grumbullime për këtë arsye bëhen, për të parë, për t’u dhënë mundësi lojtarëve dhe për t’i përfshirë në databazë, – tha ai. – Gjithashtu, për t’u munduar që të bëjmë më të mirën për këto djem dhe për këtë brez.”

“Jam i bindur që do të vazhdojmë dhe do të kemi edhe grumbullime të tjera në mënyrë që t’i japim mundësi çdo lojtari, jo vetëm atyre që luajnë jashtë, por do të jenë të vëzhguar me shumë detaje dhe më shumë vëmendje edhe futbollistët që luajnë në kampionatin shqiptar e që janë të grup-moshës e Nën-19-vjeçarëve në mënyrë që të nxjerrim elementet e duhura dhe të bëjmë një ekip kompetitiv, që t’i vlejnë nesër normalisht edhe zinxhirit të Kombëtares së madhe”, – shtoi Cungu. Sakaq, trajneri kuqezi e ka të qartë se objektivi kryesor është evidentimi i talenteve dhe furnizimi i Kombëtares A me lojtarë të vlefshëm.

Por duke mos lënë mënjanë as objektivat e tjerë si marrja e rezultateve pozitive në veprimtaritë ndërkombëtare të kësaj grup-moshe. “Mendoj se puna e ekipeve zinxhir të Kombëtareve duhet të jetë e fokusuar më shumë te përzgjedhja e elementeve të duhur dhe dhënia e koncepteve të futbollit në mënyrën e duhur në funksion të mbështetjes së Kombëtares A, – tha ish-futbollisti shkodran. – Sidoqoftë, kjo nuk zbeh absolutisht edhe dëshirën dhe objektivat për të qenë konkurrues sa u përket rezultateve në veprimtari të ndryshme.”

“Por kjo situatë pandemie ka bllokuar natyrshëm edhe futbollin, jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë globin e si rezultat i kësaj është për të ardhur keq që një pjesë e datëlindjeve të ndryshme si ato të 2002-it pothuajse shkojnë një vit pa luajtur një veprimtari, gjë që nuk u shërben as djemve e as stafit teknik. Sidoqoftë në këto kushte duhet të dimë të përshtatemi dhe pikërisht këto grumbullime janë për këto arsye, për të pasur mundësi në përzgjedhje e për t’i dhënë mundësi lojtarëve për të dhënë maksimumin e tyre për këtë fanellë”, – përfundoi trajneri i ekipit Kombëtar të Nën-19-vjeçarëve, Armando Cungu.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh