Gjergj Vyshka 07.12.2014 11:35
Besa ka fituar dje mes tensioneve në Stadiumin “Selman Stërmasi”, teksa debati mes Sallakut të verdhezinjve dhe Hotajt të Veleçikut është kthyer gati-gati në një përleshje fizike mes lojtarëve. Janë ndarë mes dy grupeve, por në fund gjithçka e ka zgjidhur gjyqtari Kuka, që ka nxjerrë kartonin e verdhë për të dy futbollistët. Mirëpo tensioni ka qenë edhe në pankinë, atje ku pjesëtarët e skuadrës koplikase jo rrallëherë e kanë ngacmuar gjyqtarin Kuka dhe ndihmësit e tij.
Dhe në fakt, për një 11-metërsh të pretenduar, apo dhe një gol të anuluar për pozicion jashtë loje, koplikasit e kanë akuzuar gjyqtarin për njëanshmëri. Debatet kanë vazhduar dhe në përfundim të lojës, apo dhe në tunel mes lojtarëve. Por ndërhyrjet e pankinave të të dy skuadrave, apo dhe vëzhguesit e delegatit i ka ndarë lojtarët paqësisht. Në fakt ka qenë një ndeshje, e cila ka prodhuar një futboll të bukur. Veçanërisht nga Besa, e cila edhe duke pasur një lojtar të përvojës si Bekim Kuli, është gjithnjë përpara.
Kapiteni i kavajasve ka shënuar vetë, ka goditur disa herë portën e Veleçikut, por dhe ka hapur zonat për të tjerët. Mirëpo kavajasit kanë humbur shumë raste shënimi, sidomos me Krasniqin, duke e vënë ndeshjen deri në fund në diskutim. Dhe Djepaxhia, nëse Dojsinani nuk do të kishte qenë pozicionin e duhur, duhet ta kishte ndëshkuar skuadrën kavajase. Por në vërshëllimën e fundit të Kukës, Besa është fituese e një ndeshje të vështirë me Veleçikun, e cila është menaxhuar mirë nga gjyqtari vetëm e vetëm se është luajtur në Tiranë.
Veleçiku – Besa 0-1
Shënues: Kuli 20’
Veleçiku: E.Hallunaj, Nikshiqi, Ujkaj, Hotaj, Gurishta, Banushaj, Djepaxhia, Hepaj (Mustafaj 46’), Kurtaj (Drabeja), V. Pepaj, O. Pepaj (Borshi 46’). Trajner: B. Duli
Besa: Dojsinani, Balaj, Perja, Manuka, Pelingu, Muçaj, Çelhaka (Deliu 65’), Krasniqi (Sallaku 74’), Mezini (Bajaziti 90’+3), Kuli, Beqaj. Trajner: B. Sinella
Gjyqtarë: O. Kuka, F. Mata, B. Mesi (Tiranë)
Kartonë të verdhë: Ujkaj, Hotaj / Dojsinani, Sallaku
Minuta e golit:
20’ Çelhaka, pasi ka shpërthyer nga e majta e sulmit kavajas, ka krosuar për në zonën e rreptësisë koplikase, atje ku Kuli, me kokë, ka gjuajtur dhe ka shënuar në të djathtë të Hallunajt. (0-1)