AlbanianSport.com 23/02/2021 15:10
ASNN – Janë luajtur ndeshjet e javës së parë të Kampionatit Kombëtar ë Nën-15-vjeçareve në futboll për femra për Grupin B, të cilat ishin planifikuar të luheshin me datë 13 shkurt, por u shtynë si pasojë e kushteve atmosferike. Pjesë e këtij grupi janë Elbasani, Apolonia, Lushnja dhe Pogradeci. Në ndeshjet e zhvilluara, Lushnja ka marrë një fitore me goleadë në ndeshjen që zhvilloi në shtëpi kundër vajzave të Pogradecit, duke i mundur 5-0.
Kjo ishte fitorja e parë për lushnjaret, të cilat gjenden në krye të tabelës së renditjes së grupit B. Ndeshja tjetër e zhvilluar në Fier, mes Apolonisë dhe Elbasanit përfundoi me fitoren e fierakeve, të cilat realizuan 3 gola në portën e vajzave të Elbasanit, ndërsa këto të fundit u treguan të pafuqishme për të ndryshuar fatin e lojës, me vetëm një gol të shënuar. Ndërkohë është luajtur java e dytë e Kampionatit Kombëtar të Nën-15-vjeçareve në futboll për femra për Grupin A.
Aty ku Vllaznia ka marrë fitoren e dytë radhazi në grup, në një ndeshje mjaft të bukur të zhvilluar në Durrës, kundër vajzave të Teutës. Katër gola të shënuar në portën e vajzave bregdetare, të cilat arritën të shënojnë vetëm një gol nderi në portën e shkodraneve, të cilat ruajnë kryesimin pas javës së dytë me pikë të plota, 6, ndërsa Teuta gjendet në vendin e fundit me 0 pikë.
Ndeshja tjetër e zhvilluar në grup mes Murlanit dhe Kinostudios i dha 3 pikët e para kryeqytetaseve, të cilat realizuan 3 gola. 0-3 u mbyll kjo sfidë në Shkodër, me Murlanin dhe Kinostudion që ndajnë pikë të barabarta.
Kampionati Kombëtar për grupmoshën
e Nën-15-vjeçareve në futboll për femra
Grupi A
Java e dytë
Renditja
Nr. Ekipi Pikë
- Vllaznia 6
- Kinostudio 3
- Murlani 3
- Teuta 0
Grupi B
Java e parë
Renditja
Nr. Ekipi Pikë
- Lushnja 3
- Apolonia 3
- Pogradeci 0
- Elbasani 0