AlbanianSport.com 22/02/2021 23:10
ASNN – Edhe Naomi Osaka e Japonisë ka fituar të 4-tin nga turnetë madhorë të tenisit, të njohur ndryshe si “Grend Slem”-e , nga 8 të fundit që janë mbajtur. 23-vjeçarja bëhet lojtarja e tretë pas Monika Seleshit dhe Rozher Federerit, që fiton 4 finalet e Turneut të Hapur Australian të Tenisit “Australian Open”.
Tenistja japoneze tani shihet si forca dominuese në tenisin e femrave, e cila, sipas legjendarit Mats Vilander mund të fitojë edhe 10 “Grend Slem”-e të tjerë. “Do t’i marr gjërat me radhë, – tha Osaka. – Në fillim do të kërkoj të fitoj të 5-tin, pastaj do të mendoj për 5 të tjerë. Nuk më pëlqen t’i marr gjërat pa u menduar. Mua më pëlqen të jetoj momentin.”
Ajo e sheh veten të fortë në fushat e ngjeshura se sa në bar. “Ndihem më komode kur luaj në sipërfaqe të forta, – tha Osaka. – Nuk ndihem mirë kur luaj në bar. Më pëlqen edhe fusha me dhé të kuq. Shpresoj të luaj aq kohë sa të bëhet teniste e famshme, një vajzë që më tha dikur isha lojtarja e saj e preferuar.”