AlbanianSport.com 20/02/2021 23:10
ASNN – Sulmuesi i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sokol Cikalleshi ka shënuar një dygolësh me vlerë për skuadrën e tij, Konjasporin. Në ndeshjen e zhvilluar në fushë të huaj kundër Jeni Mallatjasporit, sulmuesi kuqezi i dha 3 pikët skuadrës së tij.
Pjesa e parë foli për vendasit, të cilët kryesonin ndeshjen me dy gola epërsi, por, në pjesën e dytë, Konjaspor përgjigjet, duke përmbysur rezultatin në 3-2. Goli i shënuar nga Diomande në minutën e 72-të do të pasohej nga dy gola të vyer.
Dy gola të shënuar me kokë nga futbollisti kuqezi në harkun kohor të katër minutave, përkatësisht në minutat 80-të dhe 84-t. Sokol Cikalleshi tregon kësisoj edhe formën e mirë që po kalon në futbollin turk, një lajm i mirë ky edhe për Kombëtaren kuqezi dhe trajnerin Edoardo Reja.