Futboll – Femra / Kombëtarja nis grumbullimin, Grima: Testojmë grupin

Share Button

AlbanianSport.com 20/02/2021 21:40

ASNN – Kombëtarja shqiptare e femrave do të nisë të dielën një grumbullim 7-ditor në Ulqin të Malit të Zi. Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Armir Grima, ka ftuar 23 futbolliste, nga të cilat vetëm një prej tyre aktivizohet jashtë, ndërsa të tjerat luajnë në kampionatin shqiptar. Duke folur për faqen zyrtare në Internet të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me këtë grumbullim, trajneri është shprehur se qëllimi kryesor është për të parë gjendjen e lojtareve dhe evidentimin e elementëve cilësorë për të ardhmen.

“Sigurisht ne e kemi planifikuar prej kohësh këtë grumbullim, pasi në mungesë të veprimtarive ndërkombëtare për këtë periudhë është e rëndësishme që të shohim gjendjen e skuadrës dhe lojtareve në veçanti, – ka thënë ish-futbollisti i njohur shkodran. – Përveç disa futbollisteve që kanë qenë vazhdimisht pjesë e Kombëtares A, ne kemi ftuar edhe disa të reja, që aktivizohen në kampionatin shqiptar, në mënyrë që të mund të përzgjedhim edhe elementë cilësorë për të ardhmen.”

“Gjithashtu, në listë është edhe mesfushorja 19-vjeçare, Luana Zajmi, e cila aktivizohet në kampionatin e Sllovenisë, me skuadrën e Promurjes, – ka vijuar trajneri i Kombëtares kuqezi të topkëmbës së vajzave, Armir Grima. – Duke qenë se ajo kishte mundësi të na bashkohej në këtë moment ne vendosëm ta ftonim për ta parë në gjirin e Kombëtares së të rriturave.” Ky grumbullim 7-ditor i vajzave kuqezi mbyllet më datën 28 shkurt 2021.

Kombëtarja e femrave mbylli dhjetorin e kaluar një fushatë të suksesshme në Eliminatoret e Kampionatit Europian, duke treguar përmirësim të ndjeshëm qoftë në rezultate, qoftë në cilësinë e futbollit. Një tregues i qartë se futbolli i femrave vazhdon të bëjë progres tashmë edhe në rrafshin ndërkombëtar.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

Kombëtarja / Suçek: Tirana na sjell kujtime të këqija, uroj t’i lëmë pas

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:05 ASNN – Ai do të përjetojë një natë të veçantë këtë të shtunë në “Arenën

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

Kombëtarja / Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë gjithçka në Shqipëri

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:20 ASNN – Trajneri i Çekisë, Hashek: Synojmë maksimumin kundër

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh